PDSH dhe partitë tjera bashkë drejt Këshillit Kombëtar Shqiptar?
Lokale

PDSH dhe partitë tjera bashkë drejt Këshillit Kombëtar Shqiptar?

12.Dec.2013 15:53
0
Subjektet politike shqiptare të Luginës së shpejti do të vendosin se a do të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH)  Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me seli në Preshevë shumë shpejtë pritet të dalë me qëndrimin e vetë që të marrë pjesë apo t’i bojkotojë zgjedhjet për Këshill Kombëtar. Sipas burimeve të Titull-it, kryesia e PDSH-së brenda muajit dhjetor do të ketë mbledhje të njëpasnjëshme për të vendosur për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar që pritet të mbahen gjashtë vitit 2014. Ky subjekt politik është në mëdyshje, por sipas informatave që ka ky medium, vendimi për pjesëmarrje ose jo në këto zgjedhje mund edhe të mos e marrë kryesia. Në këtë parti kanë disa formula deri në vendimin përfundimtarë. Nëse anëtarët e kryesisë nuk marrin të tërë përgjegjësinë mbi vete, ky vendim do të shtrihet edhe më gjerë. Pas kësaj pritet që të thirret Këshilli Qendror i PDSH-së që ata të vendosin për këtë gjë. Mirëpo, nëse për çdo rast as Këshilli Qendror nuk merr ndonjë vendim, atëherë vendimi pritet të kalojë në bazë, nëndegëve dhe anëtarëve të PDSH-së. Sipas burimeve të Titullit brenda kryesisë së PDSH-së, nëse as Kryesia e as Këshilli Qendror nuk marrin vendim, atëherë muajt janar dhe shkurt do të jenë muajt kur të gjitha nëndegët do të mbajnë mbledhje ku në secilën nëndegë do të marrin pjesë edhe anëtarët e kryesisë për të parë edhe vullnetin e bazës. Me këtë rast vendimi i pjesëmarrjes së PDSH-së në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar, pritet të jetë vendim i nëndegëve dhe anëtarëve të PDSH-së, e jo vetëm i kryesisë. Ky burim për Titullin thotë se formula e fundit është më e arsyeshme, dhe sipas të gjitha gjasave edhe kjo do të ndodhë. Një vendim për të marrë pjesë apo jo në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që selinë e ka në Bujanoc, do ta shqyrtojnë edhe partitë tjera shqiptare në Preshevë, si Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) dhe Rilindja Demokratike (RD). Një veprim të ngjashëm pritet t’a bëjnë edhe dy subjektet tjera shqiptare me seli në Bujanoc, Partia Demokratike (PD) si dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD). Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar pritet të mbahen gjatë muajit qershor kur edhe i skadon afati përbërjes së tanishme. Në KKSH, që nga themelimi në punët e këtij institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, marrin pjesë vetëm dy subjekte politike të Luginës, Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH)./Titulli.com/
Analizë e Spektrit Info: Buxheti i presioneve dhe frikës elektorale
Aksioni në Bujanoc, me art kundër përdorimit të mjeteve piroteknike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration