Partia e Vuçiqit më e votuara në Rrethin e Pçinjës, në Bujanoc cilat parti u votuan?
Lokale

Partia e Vuçiqit më e votuara në Rrethin e Pçinjës, në Bujanoc cilat parti u votuan?

19.Dec.2023 10:11
0

Lista "Aleksandar Vuçiq-Serbia nuk guxon të ndalet" (SNS) ka marrë më së shumti vota në Vrajë dhe në tri komunat e rrethit të Pçinjës – Vladiçin Han, Trgovishte dhe Bosilegrad, në zgjedhjet parlamentare të së dielës, më 17 dhjetor, transmeton Titulli.com.

Në Surdulicë fitoi Partia Socialiste e Serbisë (SPS), ndërsa në komunën e Bujanocit dhe Preshevës fitore bindëse fitoi lista e partive shqiptare të udhëhequr nga Shaip Kamberi.

Në nivel të gjithë qarkut të Pçinit, lista e Vuçiqit mori më shumë vota (39.090), pasuar nga Shaip Kamberi me 11.712 vota, SPS në vendin e tretë me 10.673 dhe Serbia kundër dhunës në vendin e katërt me 8.311.

Lista e Vuçiqit ka marrë më së shumti vota, 86,12 për qind (ose 2625 vota) në komunën e Trgovishtes, e ndjekur nga 76,16 për qind (3,297 vota) në Bosilegrad, 62,97 për qind (6,954 vota) në Vladiçin Han, ndërsa në Vrajë ky numër është 4,55,3, (18599 vota).

Në komunën e Surdulicës një fitore bindëse prej 46.21 për qind (5100 vota) fitoi Partia Socialiste e Serbisë, pas saj ishte SNS me 38.6 për qind (4.260 vota), ndërsa në vendin e tretë ishte Serbia kundër dhunës me 7.46 për qind. 823 vota).

Në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, lista e partive shqiptare të udhëhequr nga Shaip Kamberi ka marrë numrin më të madh të votave, 65,76 për qind (4785 vota) në Preshevë dhe 45,41 për qind (6910 vota) në Bujanoc.

Në Bujanoc, SNS është në vendin e dytë me 32,49 për qind (4945 vota), ndërsa Serbia kundër dhunës është në vendin e tretë me 3,92 për qind (597 vota).

Në Preshevë 12,92 për qind (940 vota) ka fituar lista Alternativa për Ndryshim, ndërsa në vendin e tretë është SNS me 11,65 për qind (848 vota).

Gjermania për zgjedhjet në Serbi: Parregullsi të papranueshme për një vend kandidat të BE-së
Policia konfirmon për aksidentin në Bujanoc: Djali u pranua në gjendje të vetëdijshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration