Ockman: Do të mbështesim ngritjen ekonomike në Bujanoc (video)
Lokale

Ockman: Do të mbështesim ngritjen ekonomike në Bujanoc (video)

17.Jan.2013 17:24
0

Arifi-Howard-USAID

Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përkrahë zhvillimin ekonomikë në komunën e Bujanocit duke ndihmuar sektorin privat Gjatë qëndrimit të sotëm në Bujanoc të Drejtorit të projektit të USAID për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal Howard Ockman i është dhënë mbështetje firmave private për të plasuar prodhimet e tyre në tregun vendor dhe të huajë. Në ekipin e tij që qëndroi në Luginë, Ocman kishte edhe njërin prej ekspertëve nga Çekia që ka pasur suksese të mëdha në sektorin privat me ndihmën e projekteve nga USAID-i amerikan. “Interesi ynë është që të rritet edhe mëtej biznesi në këto firma private në mënyrë që më shumë qytetarë të punësohen. Kryetari ka formuar dhe implementuar një program kryesisht për të ndihmuar njerëzit e papunësuar për të gjetur një vend pune në ndërmarrjet private”, ka thënë me këtë rast Ockman, raporton Titulli. Ai zhvilloi edhe një takim me përfaqësuesit e firmave private që veprojnë në Bujanoc duke  i ofruar mbështetje teknike në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal. “Ne mund të japim një mbështetje teknike e cila do të ndihmonte ngritjen ekonomike të qytetit dhe rajonit, në mënyrë primare duke rritë numrin e të punësuarve në sektorin privat”, ka përfunduar Ockman. Ndërsa, kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas takimit tha se është biseduar për zhvillimin ekonomikë duke u nisur nga strategjia të cilën e ka administrata lokale. “Sot USAID-i amerikan ka sjellë edhe një ekspert nga republika e Çekisë për ta ndihmuar Zyrën për Zhvillim Ekonomikë të Komunës së Bujancit në realizimin e strategjisë për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Arifi. Ai ka shtuar se administrata e tij prioritet e ka punësimin dhe zhvillimin ekonomik. “Ju e dini se kryesore për administratën komunale për momentin është zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjve dhe në këtë drejtim kemi përkrahjen edhe të USAID-it amerikan por edhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar Arifi. Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është njëra ndër organizatat ndërkombëtare që përmes programeve të e saj ka ndihmuar zhvillimin ekonomik në  komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/ http://youtu.be/IJWZrMpw_fk
Mustafa: Situatë e qetë në Preshevë
Daçiqi nuk e hoqi përmendoren
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration