Nuri Seferi: Fitorja e radhës për Luginën
Lokale

Nuri Seferi: Fitorja e radhës për Luginën

06.Jan.2014 16:13
0
Me ftesë të tifozëve Kuq e Zi sot në Luginë ka qëndruar boksieri nga Gostivari i Maqedonisë i cili jeton në Zvicër. Boksieri profesionist, njëherit kampion në WBO, kategorinë Cruiserweight,  gjatë kësaj vizite është takuar me zëvendës kryetarin e komunës së Preshevës, Skender Destanin, ndërsa nuk ka munguar as takimi me përfaqësuesit e tifozëve Kuq e Zi  si dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së. Me këtë rast në shenjë kujtimi për dëshmorët, boksieri shqiptar qëndroi edhe në vendin nga ku forcat e xhandarmërisë serbe kishin hequr pllakën përkujtimore me emrat e dëshmorëve të Luginës së Preshevës. Seferi, i njohur si Tajsoni shqiptar, vizitoi edhe Bujanocin, derisa qëndroi edhe në takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqirin, raporton Titulli. Nuri Seferi-1Seferi pas vizitës në Luginë deklaroi se fitoren e radhës do t’ia kushtojë Luginës së Preshevës. “Kam ndjerë për obligim që të vizitojë këtë vend pasi kamë shumë tifozë nga Kosova Lindore të cilët më motivojnë më shumë për fitore, duke i përfaqësuar edhe ata me flamurin kombëtar”, ka thënë me këtë rast boksieri Nuri Seferi. Nga ana tjetër kryetari i KKSH-së Galip Beqirir tha se institucionin të cilin ai e drejton si dhe qytetarët e Luginës së Preshevës janë të nderuar që boksieri i madh Nuri Seferi vizitoi këtë rajon. Kryetari i KKSH-së me këtë rast i ndau mirënjohje Seferit për kontributin e dhënë në boksin profesionist. Në kuadër të kësaj vizite, kampioni shqiptar është takuar edhe me trajnerin e klubit të boksit nga Tërrnoci Ridvan Ymeri si dhe boksierin profesionist nga Tërnoci që bokson në Gjermani Shefat Isufin.Nuri Seferi-2 Vlen theksuar se kjo është vizita e parë që Nuri Seferi i bënë Bujanocit. Tajsoni shqiptar në karrierën e tij gjithsejtë ka realizuar 40 luftëra, prej të cilave ka 34 fitore (20 me nokaut) dhe gjashtë humbje. Meçin e fundit e ka zhvilluar më 20 dhjetor të vitit 2013-të në Hamburg të Gjermanisë, me ç’rast ka fituar kundrejt kundërshtarit nga Franca, Steve Herelius./Titulli.com/
Musliu: Fondi është i domosdoshëm për shqiptarët e Luginës
S’ka më polisa sigurimi për dy javë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration