Lokale
		                        		                        Nuk është në Zvicër por në Breznicë! (foto)
		                        
		                        Rruga e përfunduar e Breznicës po magjeps kalimtarët me pamjen që po ofron, në mes maleve të virgjëra të Malësisë së Bujanocit
Ata që nuk kanë pas mundësinë të vizitojnë Alpet zvicerane dhe bukuritë e saj, të paktën do të kenë mundësinë që përmes rrugës së Breznicës të vizitojnë Malësinë e Bujanocit, e cila për nga bukuria nuk ia lëshon rrugën disa vendeve turistike të rajonit.
Këtë tani ia mundëson rruga e sapo asfaltuar e Breznicës e cila në masë të madhe po shfrytëzohet nga qytetarë të komunës së Bujanocit.
[caption id="attachment_92516" align="aligncenter" width="640"] Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim, Bujanoc[/caption]
Këtë aks rrugor sot po e shfrytëzonte edhe drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, i cili për lexuesit e portalit Titulli.com tha se ditëve në vijim kjo rrugë do të ketë të instaluar mbrojtësit anësor për siguri si dhe sinjalistikën rrugore vertikale e horizontale.
“Brenda këtij muaji të gjitha këto punë do të mbarojnë si nga punë kryesi “Saba Bellça” poashtu edhe nga Drejtorati për Ndërtim”, u shpreh me këtë rast Haliti.
Sipas tij, kjo rrugë tashmë përveç që po bashkon Malësinë me qendrën e saj Bujanocin, do të bashkojë shqiptarët e kësaj komune me shqiptarët matanë kufiri, sidomos në komunën e Dardanës  ku qytetarët e komunës së Bujanocit kanë edhe lidhje farefisnore.
Haliti mëtej theksoi se premtimi u mbajt dhe rruga u bë para festës së Bajramit duke uruar me këtë rast besimtarët mysliman.
 Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim, Bujanoc[/caption]

 Një rrugë e tillë me një investim kapital prej 105 milionë dinarëve dhe me një natyrë që vetëm Krijuesi di të falë, kërkon edhe përkujdesjen e shfrytëzuesve.
Andaj, bëhet apel që qytetarët ta ruajnë rrugën duke mos e dëmtuar sidomos me transportimin e mallrave me pesha të rënda, ndërsa  “Alpet e Breznicës” mos ti shëmtojnë me prerje të pyjeve e hedhje të mbeturinave./Titulli.com/

 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://youtu.be/yfahOrUZOB0
 
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!