Njoftimi nga komuna e Bujanocit: Objektet hotelierike nga sot do të punojnë deri në orën 22:00
Lokale

Njoftimi nga komuna e Bujanocit: Objektet hotelierike nga sot do të punojnë deri në orën 22:00

14.May.2021 12:33
0
Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi sqaron se objektet hotelierike nga sot do të punojnë deri në orën 22:00.
 
Ky është njoftimi i plotë i publikuar në Facebook:
 
Njoftohen qytetarët dhe pronarët e objekteve hoteliere se nga e premtja 14.05.2021, orari i punës i objekteve hoteliere do të jetë deri në orën 22.00, siç parashikohet nga Vendimi i Shtabit të Krizave të Qeverisë së Republikës së Serbisë të miratuar në seancën e mbajtur më 06.05.2021.
 
Stafi i Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga sëmundja infektive COVID-19 ka marrë një vendim që nga e premtja - 7 maj, se në pjesën e mbyllur objektet e hotelierisë mund të punojnë deri në orën 22.00, me 50 përqind të kapacitetit, duke respektuar distancën prej 1.5 deri në 2 metra dhe pa muzikë, as live as përmes zërimit.
 
Vlenë të ceket se përshkak të muajit të Ramazanit, kryetari i komunës së Bujanocit iu kishte drejtuar Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë për zgjatje të orarit të punës nga ora 22.00 deri 23.30, të cilët e kanë aprovuar një kërkesë të tillë të arsyeshme.
 
Meqë, nesër është ditë feste - Fitër Bajrami, edhe të enjten objektet hoteliere do të punojnë deri në orën 23.30, kurse nga e premtja më 14.05.2021 do të vlejë orari deri në orën 22.00.
Shefat isufi nga Bujanoci do të boksojë në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration