Në radhë Lluçani, Bujanoci e Bilinica (foto & video)
Lokale

Në radhë Lluçani, Bujanoci e Bilinica (foto & video)

05.Nov.2012 23:09
0
[caption id="attachment_39915" align="aligncenter" width="576"] Rruga që po pregaditet për asfaltim në Lluçan, frekuentohet çdo ditë nga nxënësit[/caption] Makinerit për përgatitjen dhe asfaltimin e rrugëve sot kanë qëndruar në fshatin Llucan dhe në rrugën që shpie për te varrezat e romëve në Bujanoc Qytetarë të shumtë të fshatin Lluçan ishin në pritje të fillimit të punimeve për përgatitje për asfaltim të rrugës që shpie nga shtëpia e kulturës në Lluçan e deri te shkolla fillore e këtij vendbanimi. Fillimin e punimeve e përcolli nga afër edhe një delegacion nga administrata komunale me në krye kryetarin e komunës Nagip Arifin. “Ky është një projekt shumë i nevojshëm për banorët e këtij vendbanimi shqiptar”, i tha Titullit Agim Haliti, drejtues i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc. Sipas tij, punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë brenda 2 javëve nëse lejojnë kushtet atmosferike. “Punimet kanë filluar dhe do të përfundojnë në një afat prej 14 ditëve, dhe se rruga e cila po përgatitet ka një gjatësi prej 470 metrave”, theksoi Haliti. [caption id="attachment_39916" align="aligncenter" width="576"] Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me delegacionin e tij dhe banorët e Lluçanit[/caption] Titulli arriti të mësojë se sot një investim në infrastrukturë është bërë edhe në rrugën që shpie për te varrezat e romëve në Bujanoc. Kjo rrugë është asfaltuar në mënyrë që ti lehtësohet lëvizja e komunitetit romë gjatë ceremonive mortore. Një aktivitet tjetër është paralajmëruar për në fshatin Bilinicë të malësisë së Bujanocit. Nesër rreth orës 13h do të lëshohet zyrtarisht në funksion ujësjellësi i cili u financua nga buxheti i komunës së Bujanocit./ Bilinica ishte vendbanimi shqiptar që kishte pritur për shumë kohë ardhjen e Arifit në detyrën e kryetarit. Banorët e Bilinicës, më 28 prill, gjatë fushatës parazgjedhore, kishin organizuar një ndër pritjet më të mira që kishte përjetuar Arifi./Titulli.com/ http://youtu.be/iVMtTamXP6M
Delegacioni amerikan në takim me Beqirin
Lugina e do hisen e vet në bisedime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration