Në komunën e Bujanocit deri ora 5 votuan për këshillin e pakicave 6054 persona
Lokale

Në komunën e Bujanocit deri ora 5 votuan për këshillin e pakicave 6054 persona

13.Nov.2022 13:57
0

Shqiptarët në Serbi sot po zhvillojnë votimet në 54 vendvotime në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës për pesë lista të partive politike që kanë propozuar nga  kandidatë për përbërjen  e re prej 15 anëtarëve  të Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Sipas rezultatit të trupës punuese brenda administratës komunale në Bujanoc, deri më orën 13:30 kanë votuar 2817 votues të listave të pakicave kombëtare pjesëmarrëse në këto zgjedhje, shkruan Titulli.com.

Zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare do të mbahen në 949 vendvotime në mbarë Serbinë nga ora 7:00 deri në 20:00.

Në listën e veçantë zgjedhore janë të regjistruar 35.700 qytetarë të bashkësisë kombëtare shqiptare, prej të cilëve rreth 16.000 janë në Bujanoc./Titulli.com/

Rreth 36 mijë shqiptarë të drejtë vote sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pamje të rënda pas shpërthimit në Stamboll, mes viktimave njerëzit qajnë e kërkojnë ndihmë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration