titulli.com
Lokale

Në Bujanoc e Preshevë kanë votuar Nikoliqin

21.May.2012 12:21
0
Kryetari i Partisë Përparimtare serbe Tomisllav Nikoliq, i cili, sipas rezultateve,ka fituar në zgjedhjet për kryetarë të Serbisë ,deklaroi sonte se do të ketë raporte të mira me kryetarët e të gjitha vendeve në regjion dhe ka paralajmëruar se do të vizitojë Moskën ,Brukselin dhe Uashingtonin. Sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë kanë votuar për president të Serbisë kanë 1528 persona. Nga të cilët Boris Tadiqin e kanë votuar 649 persona ndërsa Tomislav Nikoliqin 846 persona. Ndërsa në komunën e Bujanocit kanë votuar 7.498 persona, prej tyre Boris Tadiqin e kanë votuar 2593 persona ndërsa Tomislav Nikoliqin 4905 persona. Rezultatet e fundit jo zyrtarë të rrethit të dytë të zgjedhjeve tregojnë se kandidati presidencial I Partisë përparimtare serbe Tomisllva Nikoliq ka fituar 51,17 % të votave ,ndërsa lideri I Partisë Demokratike Boris Tadiq 46,54% transmeton të hënën herët RTS. Shënimet që ka paraqitura natën e kaluar Komisioni republikan zgjedhor tregojnë se Nikoliqi ka fituar 49,76 % të votave .Tadiqi 47 ,15%.kjo kumtohet pas përpunimit të 75,92 % të materialit zgjedhor. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 46,80% të qytetarëve me drejtë vote. sipas shënimeve të KRZ .flet votime të pavlefshme ishin 3,o9%.
Çështja e Luginës jashtë agjendës kosovare
KDNJ në Muçibabë të Preshevës: “Hashim Baba me 40 hajduka” (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration