Në 10-të vjetorin e themelimit, RTP kurorëzohet me çmim
Lokale

Në 10-të vjetorin e themelimit, RTP kurorëzohet me çmim

10.Nov.2012 19:02
0
RTV Presheva rrëmben çmim prestigjioz në mesin 200 mediave në Festivalin Ballkanik Press Vitez në Novi Sad. Dhjetë vjetori i Televizionit Presheva është kurorëzuar me çmimin më prestigjioz që  i dedikohet këtij mediumi publik që nga themelimi i tij. Gjithashtu ky është çmimi i parë zyrtarë që i ndahet një mediumi në Luginë për prezantim profesional. Gazetari Hasan Hasani dhe kameramani Gazmend Idrizi në festivalin Press Vitez në Novi Sad kanë marrë çmimin për miniaturën më të mirë sportive. RTV Presheva ka arrit të lë pas shumë mediume të tjera  duke u radhitur me ato shtetërore dh regjionale. Ky çmim iu është ndarë mediumit të vetëm lokal në tërë vendin. Autori i këtij çmimi gazetari Hasan Hasani  dhe kameramani Gazmend Idrizi kanë arrit që me storien dedikuar Sporti , të marrin çmimin “ Press Vitez Angelina Guzijan “ që i dedikohet kësaj sportiste të shekullit . Festivali Press Vitez është një nga evenimente më të mëdha për media në Ballkan dhe prezantimi i stories nga ana e RTP dëshmon për profesionalizëm dhe konkurrencë për mediat edhe më prestigjioze. RTP është i vetmi medium lokal i cili ka lënë pas vete mbi 200 mediume , në mesin e tyre shtetërore , e regjionale. Çmimi i rrëmbyer nga ekipi i Televizioni Presheva do të shërbejë edhe për punën e mëtutjeshme të këtij mediumi lokal publik. Vlen theksuar se Televizioni Presheva është mediumi i parë elektronik në gjuhën shqipe në Presheve./Titulli.com/      
Të fala nga studentët shqiptarë të Universitetit të Novi Sad-it
Arifi ballë për ballë me qytetarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration