Ndihmone këtë motër nga Presheva
Lokale

Ndihmone këtë motër nga Presheva

19.Nov.2012 16:39
0
[caption id="attachment_41621" align="alignleft" width="207"] Foto ilustrim[/caption] Qendra e Solidarit dhe Avancimit me anë të kësaj kërkese i drejtohemi opinionit të gjerë për t’i dalur në ndihmë vajzës tetëmbëdhjetë vjeçare, Adelina Jahiut nga Presheva, me adresë banimi në rrugën “Tefik Selimi” nr. 40 në Preshevë. I ati i Adelinës, Harun Jahiu ka punuar në ndërmarrjen “Kristal”, kurse tani është pensionist dhe në kuadër të pensionit për familjen e tij gjashtë anëtarëshe i siguron 12.000 dinarë (100 euro) në muaj, me të cilat mezi ia dalin. Adelina këtë vit është regjistruar në fakultetin e farmacisë në Tiranë, mirëpo për shkaqe shëndetësore, detyrohet t’i ndërpresë studimet. Adelina vuan nga sëmundja e skoliozës, nga e cila kapësuar deformim të kurrizit, për të cilën para ca muajsh iu ka nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ku ka pasur sukses në nivel 60%, mirëpo pas operacionit duhet të vazhdohet me terapinë e quajtur delfin, e cila mund të kryhet vetëm në ordinancë private në Beograd, e cilat kushton 4.000 dinarë për çdo terapi, pa përfshirë këtu harxhimet e rrugës dhe të akomodimit, pasi duhet të bëhet 4 ditë rrjeshtë brenda muajit dhe gjithsejtë zgjatë 12 muaj. Me qenë se të gjitha këto harxhime paraqesin barrë të rëndë dhe të papërballueshme për familjen Jahiu, i drejtohemi të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i dalin në ndihmë Adelinës, për t’u bërë shkaktarë për shërimin e saj, si dhe vazhdimin e studimeve të farmacisë në Tiranë. Ndihmat e dedikuara për këtë vajzë mund t’i orientoni në Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë dhe degët e saja në shtetet e Evropës Perëndimore në Zvicër, Gjermani e Belgjikë. Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni përmes telefonit +381 (0) 17 668 537 dhe email adresës info@solidariteti.com. Gjithashtu mund t’a kontaktoni edhe të jatin e Adelinës z. Harun Jahiun përmes telefonit: +381 (0) 61 8 127 862. QSA dhe familja Haruni nga Presheva i falënderojnë të gjithë kontribuesit, duke e lutur Zotin Fuqiplotë t’i shpërblejë me të mirat e Tij në të dy botërat. Nga kryesia e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë./Titulli.com/
Ku arritën tre burrat e Luginës që u nisën drejt Vlorës?
"Shqipëria tani do të kujdeset për Bujanocin"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration