Ndihmohen bizneset private në Bujanoc
Lokale

Ndihmohen bizneset private në Bujanoc

30.Nov.2012 14:41
0
Komuna e Bujanocit ka filluar të subvencionoj hapjen e vendeve të reja të punës duke ndihmuar  punëdhënësit me mjete financiare dhe do të ndaje 3.600.000,00 dinarë për këtë projekt. Ky projekt do të realizohet me qëllim të punësimit të personave të papunë të cilët janë në evidencën e Shërbimit Nacional për Punësim. „Punëdhënësi, gjegjësisht njësia organizative e punëdhënësit në të cilën personat punësohen, duhet patjetër të jetë e regjistruar së paku tre muaj para shpalljes së kësaj ftese publike. Shuma e përgjithshme e mjeteve do të ndahet në këtë raport: shuma prej 60% e mjeteve destinohet për masën e hapjes së vendeve të reja të punës në veprimtaritë e shërbimeve dhe shuma prej 40% e mjeteve destinohet për masën e hapjes së vendeve të punës në veprimtaritë prodhuese“, deklaroi Nexhat Behluli, koordinator ne zyrën për zhvillim ekonomik në Bujanoc. Sipas tij punëdhënësi i cili e ka realizuar të drejtën në subvencion për hapjen e vendeve të reja të punës është i obliguar që të lidhë kontratë mbi punën me personin e papunësuar, me orar të plotë të punës, në kohëzgjatje prej 12 muajsh nga dita e krijimit të marrëdhënies së punës dhe t’i paguaj obligimet mbi bazën e kontributeve për sigurim social të obliguar, në pajtim me ligjin. Subvencioni për bizneset e komunës së Bujanocit lejohet në shumë të njëhershme në shumë prej 120.000,00 dinarë, në nivel vjetor për çdo vend të hapur pune. Informacionet rreth programit mund të merren në zyrën për zhvillim ekonomik në Bujanoc dhe në konkursin publik të shpallur në fletoren zyrtare të Serbisë./Titulli.com/      
“Gati” lundrimi me anije nëpërmjet Luginës, të interesuar Rusia, Kina e Gjermania
Ftohen kandidatët e regjistruar që të paraqiten
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration