Lokale
		                        		                        Musliu bënë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz 
		                        
		                        Një delegacion i lartë nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të udhëhequr nga lideri i saj Jonuz Musliu, dje, bënë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe vizituan Kullën e familjes Jashari.
Kryetari i LPD-së, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, gjatë vizitës së Kompleksit “Adem Jashari” , vlerësoi lart Luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe  veprën emblematike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
[caption id="attachment_90411" align="alignleft" width="300"] Jonuz Musliu[/caption]
“Kemi ardhur këtu në Prekaz  për të kujtuar dhe nderuar rënien heroike të Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij, të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës. Vepra heroike e familjes Jashari dhe lufta çlirimtare janë themelet e shtetit të sotëm të pavarur të Republikës së Kosovës”, tha Jonuz Musliu, gjatë vizitës në Prekaz dhe shtoi:  “Populli shqiptar kudo qoftë ai, duke llogaritur edhe shqiptarët e krahut lindor të Kosovës nga Lugina e Preshevës, për çdo vjet bëjnë homazhe të Kompleksi “Adem Jashari” dhe Kulla e familjes Jasharaj, duke përkujtuar me respekt dhe dinjitet veprën madhore të tyre, të rënë për lirinë e Kosovës”, njofton Qendra për informim e LPD-së.
 Jonuz Musliu[/caption]

		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!