Mitroviq nga Trupi Koordinues: Njerëzit pyesin si të punësojnë familjarët e tyre Foto nga Facebook: Nenad Mitroviq.
Lokale

Mitroviq nga Trupi Koordinues: Njerëzit pyesin si të punësojnë familjarët e tyre

05.Mar.2024 07:55
0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenan Mitroviq ka shkruar se qytetarët pyesin si të punësojnë familjarët e tyre.

"Njerëzit duan të punojnë dhe shpesh pyesin për punësimin e anëtarëve të familjes. Por, ata janë të shqetësuar edhe nga problemet infrastrukturore, ndaj vijnë edhe me kërkesa për asfaltim", ka thënë Mitroviq në tekstin e publikuar në institucionin që drejton.

Mitroviq është shprehur se ka edhe nga ata që nuk kanë informacion se si t'i zgjidhin problemet e tyre shëndetësore, andaj duan të kontrollohen në qendra më të mëdha klinike.

"Për Shërbimin tonë nuk ka probleme të vogla apo gjëra të parëndësishme, çdo qytetar është i rëndësishëm për ne dhe ne përpiqemi t'i ndihmojmë njerëzit brenda mundësive tona",  thotë Nenad Mitroviq, transmeton Titulli.com.

12 familje përfitojnë banesa sociale në komunën e Bujanocit (lista)
Baza në Kuçovë, SHBA: NATO-ja është mburojë e stabilitetit në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration