Mimoza, ministrja që “frikohet” nga bizneset e Luginës
Lokale

Mimoza, ministrja që “frikohet” nga bizneset e Luginës

08.Nov.2012 18:48
0
Dalin në dritë edhe detaje tjera të takimit të delegacionit nga Bujanoci e Presheva me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila Herën e fundit që raportuam theksuam se Mimoza “si boni mall” përfaqësuesit  e bizneseve të Luginës, ndërsa na doli se ky delegacion së bashku me bizneset e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë u injoruan deri në atë masë sa që u lanë vet në sallën e takimit. Siç tha për Titullin Nexhat Behluli, i cili në takim ishte në cilësinë e koordinatorit për ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga komuna e Bujanocit, zv/kryeministrja dhe ministrja e Mimoza Kusari Lila ka lëshuar mbledhjen duke thënë se ka interpelancë, gjë e cila doli të jetë e pavërtetë. “Bizneset e Luginës e meritojnë ta kenë një tretman të privilegjuar”, tha në fillimin e bisedës me gazetarin e Titullit, koordinatori Behluli i cili ishte në krye të delegacionit të Bujanocit. Mirëpo, interesimi ishte i vogël për të dëgjuar brengat e prodhuesve të Luginës të cilët prodhimet e tyre nuk kanë tjetër ku ti plasojnë përveç në tregun e Kosovës. “Gjatë takimit të shkurtër pata një propozim ku kërkova nga ministrja Kusari Lila që për prodhimet që vinë nga Lugina ne si institucion të lëshojmë një dokument se bëhet fjalë për prodhime nga vendbanimet e komunës sonë dhe me këtë dokument të lirohet nga disa taksa në kufirin e Kosovës, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave për në tregun kosovar”, u shpreh Behluli. Ai si shkak për këtë propozim mori faktin se prodhimet e shqiptarëve nuk mund të shiten në tregun e Serbisë, mirëpo sipas bashkëbiseduesit tonë, Kusari Lila nuk mori guximin që të paktën të shqyrtojë këtë propozim. Një temë tjetër ishte edhe rishikimi i taksës për sigurim të automjeteve që çdo ditë i përdorin ato për të transportuar në Kosovë prodhimet e tyre. Edhe pse Behluli këtë propozim e kishte paraqitur disa herë, nuk kishte marrë asnjë përgjigje, mirëpo sipas tij ministra gjithnjë tentonte të ikte nga tema e diskutimit. Koordinatori nga Lugina falënderoi Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe Odën Ekonomike për transparencën dhe organizimin e këtij takimi. Ai tha se këto dy institucione kishin shprehë gatishmërinë që të ndihmonin Luginën edhe duke i dhënë një zyrë në institucionet e tyre, mirëpo pengesat vinë nga institucionet qeveritare, si në këtë rast Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Liderët e Luginës deri më sot kanë zhvilluar takime të shumta me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, më të shpeshta ishin gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Luginë, dhe siç po shihet këto takime më shumë u shfrytëzuan për marketing se sa për lehtësim të halleve të popullatës së këtushme./Titulli.com/
Xhandarmëria në aksion mbi vendbanimet shqiptare të Bujanocit
"Policët e ardhshëm" të Luginës qëndruan në Sremska Kamenicë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration