Medvegjë: Hapen vende të reja të punës
Lokale

Medvegjë: Hapen vende të reja të punës

08.Nov.2012 23:19
0
Në komunën e Medvegjës do të hapen vende të reja të punës, ku do të punësohen 30 deri në 50 të rinj nga kjo komunë. Programi i BE-së Progres, po ndihmon në përmirësimin e kushteve jetësore, me theks të veçant punësimi i të rinjve në këtë komunë, duke investuar një shumë prej 100 mijë dollarë për rindërtimin e  fabrikës “Termovent”. Kryetari i komunes së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, për JugPress ka thënë se do të punësohen të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në këtë komunë. “Këtu do të punësohen të rinjtë të cilët do të mbeten në Medvegjë që të jetojnë. Në këtë fabrikë do të përmirësohet edhe prodhimi”, ka thënë Drashkoviq, duke shtuar se nga kjo fabrikë do të  përfitojnë të gjithë. Programi i BE-së “Progres” ka ndarë një shumë prej 100.000 dollarë për rindërtimin e kësaj fabrike, ndërsa komuna e Medvegjës ka participuar me 10 % dhe qeveria e Sllovenisë e ka mbështetur me rreth 870.000 euro për blerjen e pajisjeve për këtë fabrikë. Renovimi i kësaj fabrike do të përfundoj ka mesi i muajit nëntor të këtij viti. Eu Progres ka për qëllim zhvillimin e 25 komunave jugore, dhe jugperëndimore të Serbisë. Bashkimi Evropian ka ndarë 14.1 milion euro për realizimin e programit, ndërsa qeveria e Zvicrës 2.5 milion euro dhe qeveria e Republikës së Serbisë me 1.5 milion euro./Titulli.com/
KDNJ dënon veprimet e fundit të Xhandarmërisë në Bujanoc
Xhandarmëria në aksion mbi vendbanimet shqiptare të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration