Medvegja u zbrazë, në radhë Bujanoci
Lokale

Medvegja u zbrazë, në radhë Bujanoci

09.Jan.2014 21:02
0
Mungesa e zhvillimit ekonomik, situata e brishtë e sigurisë, papunësia e madhe janë disa nga faktorët të cilët po ndikojnë në shpërnguljen masovike të shqiptarëve nga Lugina, ndërsa më e rrezikuara pas Medvegjës mbetet Bujanoci. Nëse vazhdohet me trendin e tanishëm të ikjes së shqiptarëve nga komunat në jug të Serbisë, për disa vite këto troje do të mbeten të shqiptarëve vetëm në shënimet historike. Në Medvegjë që në regjistrimin e viti 2002 jetonin 2.816 shqiptar, tashmë në këto vatra stërgjyshore jetojnë pak më tepër se 500 shqiptarë. Rreziku më i madh tani po i kanoset komunës së Bujanocit ku dita ditës vazhdon zbrazja e saj si pasojë e mungesës së zhvillimit dhe punësimit, me ç’rast një numër i madh i të rinjve në kërkim të jetës më të mirë dhe të sigurt largohen për në vendet e Bashkimit Evropian. Duke mos pa zgjidhje tjetër, gjatë vitit 2012/2013 qindra të rinj e të reja shqiptare nga Lugina kanë zgjedhur të kurorëzohen me bashkëmoshatar/e të cilët kanë të rregulluar statusin e qëndrimit në Zvicër apo shtete tjera perëndimore. [caption id="attachment_101989" align="aligncenter" width="640"]Sheshi Karagjorgje Petroviq, Bujanoc Sheshi Karagjorgje Petroviq, Bujanoc[/caption] Trendi vazhdon edhe sot, derisa ata që nuk po gjejnë partnerin po shfrytëzojnë liberalizimin e vizave për të kërkuar azil në ndonjërin nga shtetet e zhvilluara Evropiane, apo punësim të përkohshëm. Në bazë të informacioneve që ka siguruar portali Titulli nga agjencitë turistike, që nga hyrja në vitin 2014-të drejtë BE-së kanë udhëtuar më shumë se dhjetë autobusë me udhëtar shqiptar, gjysma prej të cilëve me vendbanim të përhershëm në Bujanoc dhe Preshevë. Ikja kaq masovike ishte bërë edhe nga frika që sot do të hynte në fuqi “klauzola mbrojtëse” e BE-së ndaj Serbisë dhe vendeve tjera të Ballkanit, që automatikisht do të kthente edhe regjimin e vizave për të udhëtuar ndaj shteteve nën ombrellën e shengenit. Shpërnguljes për në vendet perëndimore të shqiptarëve në komunë  të Bujanocit po i ndihmojnë edhe vet liderët e subjekteve politike shqiptare, duke politizuar çdo gjë, që nga punësimi e deri tek përzierja në shoqëri, se me kënd duhesh të rrish e ku duhesh të pish kafe. [caption id="attachment_81224" align="aligncenter" width="640"]Presheva Presheva[/caption] Se Lugina po zbrazet këtë nuk mund ta mohojë askush. Rrugët e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës sheh ata pak njerëz që në shumicën e rasteve janë në marrëdhënie pune, ndërsa ata që dikur endeshin rrugëve e zyreve në kërkesë të punësimit, kanë zgjedh “alternativën”, pasaportën në xhep dhe drejt BE-së. Më pak e rrezikuar nga shpërngulja masive e shqiptarëve nga Lugina është komuna e Preshevës, ku në të jetojnë rreth 90 për qind shqiptar dhe pjesa tjetër serb dhe romë. Dikur shqiptarët në këto troje nuk rrezikonin lënien e trevave të tyre, mirëpo pas luftërave të armatosura dhe mungesës së një stabiliteti ekonomik e politik ata gjithnjë e më tepër po zgjedhin “alternativën”. Statistikat e numrit të shqiptarëve në Serbi pasqyrojnë qartë numrin e banorëve në vite. Në vitin 1981 ishin regjistruar 76.298 shqiptarë, me vlerësimet e regjistrimit të vitit 1991 numri i shqiptarëve ishte rritur me rreth 2 mijë, gjithsejtë 78.291. Mirëpo, regjistrimi i vitit 2002 tregon se në këto komuna numri i shqiptarëve ka rënë me mbi 17 mijë qytetarë, duke mbetur në Luginë gjithsejtë 61.247 banorë shqiptar. Në këtë regjistrim nuk janë përfshirë  banorët e këtyre komunave të cilët në botën e jashtme kanë qëndruar mbi 1 vit, edhe atë në Preshevë, 13 mijë, në Bujanoc rreth 11 mijë dhe në Medvegjë rreth 3 mijë qytetarë, raporton Titulli. [caption id="attachment_102113" align="aligncenter" width="640"]medvegja Medvegja[/caption] Në bazë të regjistrimit të vitit 2002, komuna e Bujanocit kishte 43.302 banorë, prej të cilëve 23.681 shqiptarë (54.69 %), 14.782 serb (34.13 %), romë 3.867  (8.99 %) dhe të tjerë 972 banorë apo 2.19 %. Regjistrimi i fundit i zhvilluar në Serbi, në vitin 2011, është bojkotuar nga shqiptarët, meqë, sipas liderëve politik shqiptar, autoritetet serbe nuk ofruan garanci të mjaftueshme se regjistrimi do të jetë i drejtë dhe objektiv. Duke marrë parasysh trendin në ulje të popullsisë në këto komuna shqiptare, duhet nënkuptuar se tashmë Lugina është duke u zbrazur nga popullata shqiptare edhe ate shumë më shpejt se sa që është menduar më parë. Ky proces që deri më tani nuk ka gjet zgjidhje, dukshëm mund të dëmtojë bërthamën kombëtare shqiptare në Luginë të Preshevës, ndërsa, në Bujanoc, mund të sjellë edhe ndryshimin e balancave etnike në favor të serbëve. Sipas regjistrimit të fundit në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë gjithsejtë 88.966 banorë prej të cilëve 64.74 % janë shqiptarë, 28.02 % qytetarë serb, ndërsa romë dhe të tjerë 7.24 %./Titulli.com/
Beqiri dhe Kamberi takohen me kryetarin e Kamenicës
Nuk do t’i vazhdojmë bisedimet me Qeverinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration