Lirim Asllani nga Bujanoci shpallet kampion me skuadrën zvicerane
Lokale

Lirim Asllani nga Bujanoci shpallet kampion me skuadrën zvicerane

05.Jun.2023 07:29
0

Se talentët shqiptarë po dëshmohen në sportin zviceran tregon edhe rasti i fundit i të riut shqiptar nga Bujanoci.

Unioni Sportiv Basse Broye nën udhëheqjen e trajnerit Lirim Asllani ka arritur të fitojë finalen me rezultat 2 : 1 kundër juniorëve të skuadrës Sense Mitte e zhvilluar në Birchholzli të Guin, në Friburg.

Kjo kupë, e para për Juniorët B të US Basse Broye, ishte një senzacion, kurse lojtari i ndeshjes ishte Theo Martin i cili me dy golat e tij arriti të përmbysë rezultatin.

"Kjo kupë, e para për juniorët B të US Basse Broye, shpërblen angazhimin fantastik të lojtarëve dhe zbatimin e saj si në stërvitje, poashtu edhe në ndeshje si kjo", shprehet trajneri Lirim Asllani.

Ai shtoi se lojtarët e tij të moshës nga 15 deri në 17 vjeç arritën një sukses të ri në finale ndaj një kundërshtari të pamposhtur këtë sezon.

Vlen theksuar se Lirim Asllani vjen nga Bujanoci, ndërsa me familje jetonë në Avenches të Zvicrrës.

Me këtë fitore ai edhe njëherë dëshmoi talentin e të rinjve shqiptarë në shtetin Helvetik, por kësaj radhe jo vetëm si futbollist, por edhe si trajnerë në ekipet zvicerrane./Titulli.com/

Mosnjohja e diplomave, ul interesimin për studime nga Lugina në Kosovë
Escobar: Tensionet në veri kanë qenë të shmangshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration