Lagja afër varrezave në Miratocë me rrugë të shtruar
Lokale

Lagja afër varrezave në Miratocë me rrugë të shtruar

25.Sep.2013 14:36
0
Në Bashkësinë Lokale (BL) Miratocë të komunës së Preshevës, lagja afër varrezave të vjetra, është shtruar me kalldrëm nga betoni. Praktika e kofinancimit të projekteve në mes të pushtetit lokal dhe qytetarëve po zbatohet edhe në Miratocë. Kjo praktikë ka bërë që lagja e asfaltuar të bëhet me 50% të banorëve dhe 50% tjera të buxhetit komunal. Për të parë ecurinë e këtij projekti punimet nga afër i kanë përcjellë edhe udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës. Kryetari Kuvendit Komunal të Preshevës Ramiz Latifi, i cili vie nga BL Miratocë, ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë sepse po jep rezultatet e nevojshme. Ai ka potencuar se projektet e tilla po gjejnë edhe përkrahjen e qytetarëve sepse sado pak gjysmën e shpenzimeve po ia siguron komuna e Preshevës. Miratoce 1 Njëri nga iniciatorët kryesorë për shtruarjen e rrugës me kalldrëm Osman Mehmeti, thotë se kjo rrugë deri tash ka qenë halli më i madh i banorëve, ndërsa duke iu falënderuar pushtetit lokal nga njëra anë dhe banorëve të lagjes nga ana tjetër tash e tutje problem në qarkullim është zgjidhur dhe nuk do të paraqesë pengesë në të ardhmen. Kjo rrugë sipas Mehmetit do të ofrojë komoditet jo vetëm për këmbësorët dhe vozitësit e automjeteve por edhe për nxënësit që kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë. Bashkëpunimi pushtet lokal – qytetarë në komunën e Preshevës ka bërë që shumë rrugë të asfaltohen ose të shtrohen me beton. Kjo praktikë është duke u përdorur që prej vitit 2011 dhe si duket po sjellë rezultatet e veta. Nga njëra anë banorët bëhen me rrugë të shtruar me gjysmën e shumës së përgjithshme të projektit, ndërsa pushteti lokal merr përsipër gjysmën tjetër./Titulli.com/
Një tetori, afati i fundit për asfaltimin e rrugës Tërnoc-Breznicë (foto)
Vatra: Kërcënohet me armë shqiptari i Malësisë së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration