Kush ishte Abdullah Krashnica-Presheva, si vdiq ai?
Lokale

Kush ishte Abdullah Krashnica-Presheva, si vdiq ai?

15.Sep.2012 11:01
0
Më 15 mars 2012 u mbushën 95 vjet që u lind Abdullah Krashnica-Presheva, një patriot dhe atdhetar i devotshëm i popullit shqiptar, i njohur jo vetëm  në Luginën e Preshevës, por edhe më gjërë, në Anamoravën e Gjilanit dhe në Luginën e Vardarit(Kumanovë e Shkup). Abdullah Krashnica u lind në Preshevën  liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare. Presheva, gjithmonë mori pjesë në të gjitha Lëvizjet kombëtare dhe  gjithëherë i pati përfaqsuesit e saj në Lëvizjen gjithëkombëtare shqiptare. Në moshën dyvjeçare Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në Preshevë.Qysh në vegjëli u desht të kujdeset për familjen dhe shtëpinë. Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Abdullah Krashnica si shegërt u punësua në dyqanin e Haxhi Qazim Maliqit në Preshevë, familje e ardhur nga Miratoci. Më vonë hapi një dyqan me Fahredin Rrahmanin. Dyqani i Fahredinit dhe ai i Hetem Meqës-Gjakova dhe djalit të tij Ibrahim Gjakovës në Preshevë u bënë vend i takimeve të bashkëmendimtarëve të Abdullahut dhe veprimtarise se tij patriotike në Preshevë e më gjërë. Në këtë kohë Abdullah Krashnica shumë lexoi dhe bleu një radio aparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe ndodhitë në Preshevë me  rrethinë dhe më gjërë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë mirë. Abdullah Krashnica vdiq më 15 mars të vitit 1945, në Spitalin e Shkupit. Për vdekjen e tij në Preshevë e më gjërë qarkullojnë opinione të ndryshme. Njëra palë, vdekjen e Abdullahut e lidhin me sëmundjen e tifosë, ndërsa pala tjetër me vrasje dhe helmim të tij. Për të mësuar më shumë rreth vdekjes si dhe jetës dhe veprimtarisë së Abdullah Krashnicës, kliko këtu./ Xhemaledin Salihu/Titulli.com/
Lugina kërkon më shumë vende në UP
Nxënës, afati po skadon, rreth 300 kërkesa deri më tani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration