Kush është Katari, shtet arab musliman në Azi
Rajoni dhe Politika

Kush është Katari, shtet arab musliman në Azi

20.Nov.2022 15:48
0

KAMPIONATI BOTËROR I FUTBOLLIT “KATAR 2022”

Në prag të kampionatit botëror 2022, që do të mbahet në shtetin arab KATAR, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin dhe zhvillimin sa më të mirë të tij.
Çdo shtet që mbahet aty ky tubim madhështor i futbollit, bën shpenzime të mëdha për ta përgatitur, por sigurisht ka edhe përfitimet nga kjo.
Gjithashtu çdo shtet mundohet që sa më mirë dhe më drejt, të paraqesë kulturën, traditën, zakonet, fenë dhe shumë civlizime të tjera para botës dhe para mysafirëve që vijnë aty nga mbarë bota.

Katari ka bërë të njejtën që kan bërë të gjitha shtetet që kan organizuar kampionatet botërore, duke paraqitur mirë dhe drejtë, kulturën e tyre shtetërore, kombëtare dhe fetare, e jo sikur janë informuar të tjerët nga larg për arabët dhe për islamin dhe muslimanët,, kjo duke patur parasysh se shumë shtete europiane kanë kritikuar ashpër organizatën FIFA për organizimin e kampionatit në një shtet arab mysliman, ku për këtë presidenti i FIFA-s kritikoi ashpër ato vende dhe tha se:
Duhet respektuar rregullat dhe traditat e botës islame, dhe ne për këto sjellje duhet të kërkojmë falje para se të ofrojmë mësime morale pjesës tjetër të botës…
Përgatitja e këtij kampionati, me sa duket do të jetë më e mira deri më tani, andaj edhe për këtë shumë shtete europiane kritikojnë nga gjelozia Katarin dhe zhvillimin e kampionatit aty.

Çdo shtet ka rregulla që duhet rrespektuar nga të gjithë vizitorët, dhe nuk lejon që për një evenimet, të dalë nga vetja duke thyer rregullat e jetesës së popullit të tij, qofshin ato tradicionale apo kombëtare apo fetare, ashtu si kan bërë të gjitha shtetet e tjera.
Katari vendosi Hadithe të Pejgamberit të Muhamedit s.a.v.s. në shumë vende nëpër qytete për tolerancën islame dhe dashurinë dhe bamirësinë që porositë islami për të tjerët,, vendosi muezinët që e thirrin ezanin me zëra të bukur që të dëgjohet gjithkund bukur.
Gjithashtu, kanë ftuar dijetarin dhe thirrësin e njohur në islam dr. Zakir Naik, që të mbajë ligjërata të qarta dhe të drejta për islamin dhe tolerancën islame në gjuhën angleze për të gjithë ata që duan të dinë në mënyrë të drejtpërdrejtë për islamin dhe historinë dhe tolerancën islame.
Do të shpërndajnë libra dhe broshura në gjuhë të publikut, në lidhje me popullin arab, historinë dhe virtytet e arabëve dhe të islamit dhe muslimanëve.
Ka ndaluar që nëpër stadiume të futen flamuj të LGBT-së dhe ka ndaluar që brenda stadiumeve të futen apo të shiten pijet alkoolike.

KUSH ËSHTË SHTETI I KATARIT


Katari është shtet arab musliman në Azi që kufizohet me Arabinë Saudite. Ka rreth 3 miliom banorë. Është ndër shtetet më të pasura të botës, ku qytetari i Katarit jeton jetën më të lumtur në botë, sepse sheteti i ofron atij gati gjthçka. Ka të ardhurat personale më të mëdha në botë, me më së paku të pa punë në botë. Qytetari i Katarit nuk paguan as ujin dhe as energjinë elektrike. Për të ndërtuar shtëpi apo biznes, mund të marrë kredit nga banka pa asnjë përqindje të kamatës. Shkollimi është falas për të gjitha nivelet e shkollimit në Katar, e nëse dikush don të shkollohet jashtë Katarit, shteti ia mundëson këtë falas, bile edhe i jep rrogë mujore gjatë gjithë kohës së shkollimit.
Jetimët dhe personat me aftësi të veçanta, kanë rrogë mujore të veçantë, dhe gjithçka që kanë nevojë ata e kanë falas nga shteti,, dhe shumë të mira të tjera që ata i gëzojnë nga shteti i tyre.

Dhashtë Zoti që ky eveniment botërorë të kalojë sa më mirë, dhe të jetë një prezantues i mirë i arabëve, civilizimit arab dhe historisë arabe dhe për islamin dhe muslimanët.
Gjithashtu e mbarë bota të kënaqet me këtë kampionat duke shikuar ndeshjet e futbollit në stadiume më moderne deri më tani në botë.

Përgatitur nga Mr. Ragmi Destani

Gjuha shqipe dhe Kongresit i Drejtshkrimit sot
Kurti e Vuçiq në takim urgjent në Bruksel
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration