Shqipëria 2030, cilat shtete janë pro dhe cilat janë skeptike për anëtarësimin në BE
Rajoni dhe Politika

Shqipëria 2030, cilat shtete janë pro dhe cilat janë skeptike për anëtarësimin në BE

04.Sep.2025 17:37
0

Sondazhi i Eurobarometrit për zgjerimin me shtetet ballkanike ka zbuluar faktin se pro anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane deri në vitin 2030 janë në total 45% e shtetasve të BE-së të pyetur, ndërsa 44% janë shprehur kundër.

 
 

Shifra mbi 50% e mbështetjes për shqiptarët është regjistruar në 12 shtete anëtare të BE-së, ndërsa nën 50% ka rezultuar në 15 shtetet e tjera.

Mbështetjen më të madhe shqiptarët e kanë marrë nga shtetasit e Suedisë me 74%, të Danimarkës me 60% dhe ata të Holandës me 59%, pasuar nga kroatët me 58%, maltezët me 57%, spanjollët me 55% dhe finlandezët me 53%.

Në dallim nga mbështetja e lartë që kemi marrë në këtë sondazh nga shtetet skandinave, bie në sy fakti se vetëm 39% e grekëve janë pro, ndërsa një shifër e ulët prej 48 përqind është regjistruar mes italianëve të pyetur nëse e duan Shqipërinë në BE në vitin 2030.

58% e qytetarëve në Kroaci shprehen pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vetëm 36% kundër.

Në Slloveni, 52% janë pro dhe 43% kundër.

Në Spanjë, 55% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë dhe 26% kundër.

Në Portugali, 53% pro dhe 31% kundër, ndërsa në Maltë 57% pro, 31% kundër.

Shtetasit e Rumanisë janë 51% pro Shqipërisë në BE në vitin 2030, ndërsa 39% kundër.

Në Hungari, 49% pro dhe 44% kundër, ndërsa në Poloni 47% pro, 43% kundër.

Shteti me mbështetjen më të ulët për Shqipërinë në BE në vitin 2030 është Republika Çeke, ku 62% e të anketuarve janë kundër dhe vetëm 29% e tyre janë shprehur pro, pasuar nga Austria, ku 30% janë shprehur pro dhe 64% kundër.

Vetëm 35 përqind e gjermanëve na shohin në BE në vitin 2030, ndërsa shifër e ulët 36 përqind është regjistruar në Francë.

Ky sondazh u zhvillua në muajt shkurt-mars të vitit 2025 me pjesëmarrjen e 26 mijë e 300 qytetarëve. /tvklan.al/

Organizohet marsh përkujtimor për Arbenit Mujën në Bujanoc: “Çu kundër dhunës”
Spastrimi etnik në Serbi: Target shqiptarët në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration