Kryetari i komunës së Bujanocit: Ky vit shkollor në kushte të pandemisë Covid-19
Lokale

Kryetari i komunës së Bujanocit: Ky vit shkollor në kushte të pandemisë Covid-19

01.Sep.2020 09:02
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri  shkollor 2020/2021.

"Ndonëse, ky vit i ri shkollor po na gjen në kushte jo shumë të mira shkaku i pandemisë Covid 19, unë aspak nuk dyshoj se mësuesit tuaj tashmë janë gati për ndryshimet e obliguara të mësimit dhe do të japin maksimumin që ju të merrni atë që meritoni", thuhet mes tjerash në deklaratën e publikuar të Arifit në facebook.

Kjo është deklarat e tij e plotë: 

Të dashur nxënës!

Sot është një ditë e veçantë për ju. Është 1 shtatori, dita kur fillon rrugëtimi juaj për mësimnxënie. Ndonëse, ky vit i ri shkollor po na gjen në kushte jo shumë të mira shkaku i pandemisë Covid 19, unë aspak nuk dyshoj se mësuesit tuaj tashmë janë gati për ndryshimet e obliguara të mësimit dhe do të japin maksimumin që ju të merrni atë që meritoni. Ne, gjithashtu jemi në dispozicionin tuaj që ky vit shkollor të ecën mbarë, pa pengesa të theksuara. Uroj që mësimet që do t'i merrni në shkollë t'i ktheni në vlera për shoqërinë dhe vendin në të ardhmen. I gjithë potenciali jonë iu dedikohet arsimimit tuaj.

Të dashur mësimdhënës!

Roli juaj në mësimdhënie është i pazëvendësueshëm. Prindërit kanë besuar edukimin e fëmijëve te ju. Edhe shoqëria, gjithashtu. Besoj që pas një pauze të gjatë larg nxënësve, do të ktheheni me vullnet edhe më të madh që ta ushtroni profesionin tuaj fisnik. Qeverisja jonë do të jetë në shërbimin tuaj, që ju t'ia dilni sa më mirë dhe me sukses.

Të dashur prindër!

Fëmijët janë pasuria jonë më e madhe. Përshkak ndryshimit të mënyrës së vijimit në shkollë si pasojë e pandemisë Covid 19, ata më shumë se kurrë kanë nevojë që ju të jeni më afër tyre. Andaj, bëhuni pjesë e tyre dhe e shkollës. Bashkëpunoni dhe monitoroni punën e tyre. Të gjithë ne jemi përgjegjës dhe kemi rol të rëndësishëm në arsimimin e gjeneratave të reja dhe ndërtimin e ardhmërisë së vendit. Urime, ju priftë e mbara!

Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit

Arrestohet biznismeni nga Vraja, dyshohet për kërcënime ndaj avokatit nga Presheva
Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë hap konkurs për regjistrimin e studentëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration