Lokale
		                        		                        Konfiskohen 30 kg marijuanë në kufirin Tabanoc-Preshevë
		                        
		                        
		                        Autoritetet doganore të Maqedonisë mbrëmë në vendkalimin Tabanoc me Serbinë kanë zbuluar dhe konfiskuar 30 kilogram drogë të llojit marijuanë, vlera e së cilës në tregun e zi shkon mbi 120 mijë euro.
Sipas autoriteteve doganore, droga u gjet në një makinë Chervolet Orlando me targa polake, që drejtohej nga një shtetas polak.  Droga u zbulua pas dyshimeve të doganierëve se në makinë kishte një aromë të dyshimtë.
Menjëherë pas kontrollit selektiv u zbulua droga e gjetur në derën dhe karrigen e pasme të makinës, transmeton ina.
Shtetasi polak ka pranuar se drogën e kishte siguruar në Sarandë të Shqipërisë./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!