Lokale
		                        		                        Konfiskohen 23 kg marijuanë në vendkalimin Tabanoc
		                        
		                        
		                        Autoritetet doganore të Maqedonisë mbrëmë në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë zbuluan 23 kilogram drogë të llojit marijuane. Droga u gjetë në një makinë me targa të Shqipërisë e tipit “Citroen C3”,raporton Ina.
Droga ishte fshehur në zbrastësirat e makinës dhe në një bunker special në pjesët e përparme dhe prapme të mbrojtëses së makinës. Droga ishte paketuar në 30 pako, dhe se vlera e saj në tregun e zi do të ishte rreth 40 mijë euro. /Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!