Komuna e Preshevës: KFOR-i duke kërkuar Besnik Osmanin e zhdukur
Lokale

Komuna e Preshevës: KFOR-i duke kërkuar Besnik Osmanin e zhdukur

30.Mar.2020 11:16
0

Nga 24 marsi është zhdukur, Besnik Osmani nga Presheva për të cilin është raportuar se ka humbur kontaktet me familjen e tij, transmeton Titulli.com

Ai në këtë thuhet se kishte tentuar të hyjë në vendkalimin në Muçibabë nga Kosova në Preshevë por për shkak të mbylljes së kufirit ai nuk ka mundë të kalojë legalisht në drejtim të shtëpisë së vet në Preshevë.

Lidhur më këtë rast, komuna  e Preshevës njofton se  ka marrë iniciativë për të hulumtuar më shumë rreth këtij rasti me institucionet e sigurisë në Kosovë e Serbi.

“Me kërkesë të familjes së Besnik Osmani, i cili rezulton si i humbur, Komuna e Preshevës që pas pranimit të kërkesës së familjes Osmani, ne si komunë dhe si shtab i situatave të jashtëzakonshme jemi marrë që prej ditës së parë me këtë çështje dhe jemi në komunikim te vazhdueshëm me të gjitha institucionet shtetërore të Serbisë dhe të Kosovës dhe duke rezultuar se makina e Besnikut është gjendur në zonën kufitare-neutrale (në Muçibabë), me kërkesën tonë tanimë edhe KFORI me mjetet tokësore dhe ajrore është në teren duke kërkuar Besnik Osmanin”, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës të  publikuar në faqen e facebook. 

Gjithashtu luten të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion rreth Besnikut le të lajmërohen në nr kujdestar të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme 017 71 51 029./Titulli.com/

Fillon transmetimi i mësimit online për nxënësit fillorist në Luginë të Preshevës (orari)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration