Ka dështuar ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike në Luginë të Preshevës
Lokale

Ka dështuar ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike në Luginë të Preshevës

07.Jul.2018 23:30
0
Institucionet shtetërore e kulturore, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kanë bërë shumë pak për mbrojtjen, promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike të Luginës së Preshevës.

Pavarësisht rrethanave të krijuara dhe mundësi që dy shtete të bëjnë më shumë për shqiptarët atje, në fakt ka ndodhur e kundërta. Me pak përjashtime, ajo pjesë po harrohet nga institucionet, veçmas kosovare, edhe pse lidhjet në mes të Kosovës dhe Luginës janë të shumëfishta.

Një konstatim të tilla e kanë konfirmuar edhe ekspertë dhe njohës të fushës së kulturës.

Sipas tyre, është e pashpjegueshme një situatë e tillë, edhe se tashmë pengesat që do të mund të dilnin janë pothuajse të pavërejtshme kur është në pyetje trashëgimia e Luginës. Për më keq, sipas njohësve të zhvillimeve kulturore, edhe shkëmbimet dhebashkëpunimet kulturore nga Kosova drejt Luginës apo anasjelltas janë si mos më keq.

Këtë më së miri e vërteton edhe fakti se, edhe pse jemi në Vitin e Skënderbeut, ende nuk është regjistruan ndonjë aktivitete në Luginë që do të bashkonte shqiptarët atje.

Pengesat nga shteti serb

Krijuesi luginas Arsim Halili, në një prononcim për "Kosova Sot", tha se institucionet kosovare apo edhe ato të Shqipërisë kanë dështuar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e historike të Luginës.

Sipas tij, duhet bërë më shumë për trashëgiminë e Luginës. "Mendoj se pak është bërë apo më mirë të themi asgjë. Tani pengesat se ku janë thjesht nga një neglizhencë reciproke, duke hedhur fajin sa te njëra palë aq te tjetra. Duket qartë se gjërat mbesin në vend pa lëvizur. Në Luginë është një Shoqatë kulturore për trashëgimi kulturore, e cila bën përpjekje bashkëpunimi me qarqet kulturore, shkencore të avancojë të vërtetën historike të këtij vendi", ka thënë ai, duke shtuar se duhet theksuar një gjë pengesat janë të natyrave të ndryshme, siç mund të jenë mungesa e ekipeve profesionale, që natyrisht duhet të jenë pjesë e sistemit të pagesës për punën e që këtu, siç ka thënë ai, është fjala për ekipe profesionale në Luginë, ata që janë, për fat të keq, më shumë bëhet punë vullnetare sesa stimulohen.

" Pastaj çështje tjetër është edhe pengesa procedurale sa lejohet nga ana e shtetit serb që të vijnë ekipe hulumtuese nga Kosova dhe Shqipëria për të plasuar të vërtetën historike në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe, në gjitha këto marifete duket dorëzimi për të mos bërë asgjë në këtë drejtim është një plagë që po i kushton më së shumti atij nënqielli shqiptar të ndarë", ka thënë krijuesi Halili për "Kosova Sot".

Shumë artistë të Luginës veprojnë në Kosovë

Ndërsa Ilir Muharremi, kritik dhe njohësi i zhvillimeve kulturore në vend, ka potencuar në një prononcim për "Kosova Sot", se Lugina e Preshevës ka kohë që është harruar nga institucionet dhe, siç ka thënë ai, shumë pak merr vëmendjen e tyre, sidomos kur është fjala për trashëgiminë kulturore dhe historike. "Presheva jo veç tash, por edhe më herët është konsideruar si zorrë qorre. Nuk duhet ne të parët ta ngrehim zërin, duhet vetë qytetarët e asaj pjese dhe do ta kenë mbështetjen e Kosovës. Ka shumë regjisorë preshevarë dhe artistë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Ata këtu e kanë gjetur veten", ka thënë ai, duke shtuar se Kosova është shtet për mundësi secilit. Kurse krijuesi dhe studiuesi Dan Ibrahimi ka thënë për "Kosova Sot", se për trashëgiminë kulturore të Luginës dhe madje edhe për aspektet e tjera që janë të nevojshme për mbijetesë kombëtare atje, institucionet shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë nuk janë duke bërë gjë fare. "Syri im nuk ka mundur të kapë ndonjë interesim të këtyre institucioneve për atje", ka thënë ai, në një prononcim për "Kosova Sot".

Serbia përligj shembjen e përmendoreve të shqiptarëve
Botohet libri me poezi për fëmijë "Ëndrra që më dha gëzim"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration