Jonuz Musliu, anëtar i Këshillit Shqiptar të Paqes
Lokale

Jonuz Musliu, anëtar i Këshillit Shqiptar të Paqes

18.Nov.2013 22:11
0
Me ftesë të Federatës së Paqes Universale të Shqipërisë dhe Kosovës, të dielën e 17 nëntorit të vitit 2013, në qytetin e Prizrenit, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, mori pjesë aktive në punimet e aktivitetit për konstituimin e Këshillit Shqiptar të Paqes. Konstituimi i Këshillit Shqiptar të Paqes kishte për synim nxjerrjen në pah të vlerave dhe përgjegjësive të shqiptarëve si popull i paqes, në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan. Parimet e Federatës së Paqes Universale, kanë gjetur natyrshëm vend në zemrat e shqiptarëve dhe tashmë ka ardhur koha që shqiptarët në Ballkan të bëhen një Komb “Ambasador për Paqe”, u tha në fillim të punimeve të këtij Këshilli. Të ftuar në këtë aktivitet për tu bërë pjesë e Këshillit Shqiptar të Paqes, ishin personalitete më të nderuara nga trevat shqiptare në rajon, përfaqësues të lartë të Federatës së Paqes Universale si edhe miq të nderuar nga Evropa. Jonuz Musliu gjate takimit te KSHP Të pranishëm në punimet e Këshillit Shqiptar të Paqes, përveç kryetarëve të Federatës së Paqes - Shqipëri Kryetari i Federatës së Paqes – Kosovë,  Bajram Ibraj dhe Ismajl Kurteshi, merrnin pjesë edhe ish presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës: Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Fatmir Sejdiu, simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaqi e personalitete te tjera të shquara shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës. Punimet e Këshillit Shqiptar të Paqes përshëndeti në emër të Kuvendit Komunal të Bujanociti Jonuz Musliu. “Ne nga Lugina e Preshevës, çmojmë lartë misionin e Federatës së Paqes Universale, e cila në agjendën e saj ka synimin për të nxjerrë në pah vlerat dhe përgjegjësitë e shqiptarëve si popull i paqes në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan”, tha Jonuz Musliu. Në vazhdim, ai, potencoi se “Lugina e Preshevës aktualisht përballet me një diskriminim sistematik të Beogradit, i cili nuk zgjedh mjete dhe metoda për ta larguar nga trojet e veta etnike”. “Lugina e Preshevës, gjendet në një nga periudhat më të ndjeshme dhe komplekse, të realizimit të vullnetit politik të qytetarëve për ndërtimin e një shoqërie të lirë, demokratike e me perspektivë të shëndoshë evropiane”, theksoi Jonuz Musliu. Vlen të theksohet se pjesëmarrësit e lartpërmendur, duke përfshirë edhe Jonuz Musliun nga Komuna e Bujanocit, u zgjodhën anëtarë të Këshillit Shqiptar të Paqes, dhe të njëjtit para disa viteve nga presidenti i Federatës Universale të Paqes për Evropën, Yong Cheol Song, kanë marrë titullin “Ambasadorë të Paqes”, njofton Qendra për Informim e LPD-së./Titulli.com/
Negja Jovanoviq takon liderët shqiptar të Luginës
8 milion dinarë për futboll, rezultatet zhgënjyese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration