Isufi: Mbështetje të pakët nga institucionet lokale në Bujanoc
Lokale

Isufi: Mbështetje të pakët nga institucionet lokale në Bujanoc

24.Sep.2013 12:29
0
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, në komunën e Bujanocit është duke u përballur me probleme të shumta financiare dhe se po brengoset për pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në manifestimet përkujtimore që po organizohen në komunë dhe rrethinë. Edmond Isufi, kryetar i OVL-së së UÇMB-së në Bujanoc, në një intervistë për Titullin është shprehur i shqetësuar për kujdesin e pakët që po i bënë popullata familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve  luftës mirëpo në anën tjetër falënderon ata që ndihmojnë në vazhdimësi kërkesat e OVL-së duke përmendur këtu Shoqatën e Luginës së Preshevës me seli në Zvicër më një ndihmë simbolike. Isufi ka drejtuar edhe kritika ndaj pushtetit lokal të Bujanocit me arsyetimin se ndihma financiare që vjen nga buxheti komunal është shumë e vogël. OVL në bashkëpunim me familjarët e dëshmorëve planifikon që  manifestime përkujtimore të organizohen në të ardhmen në një ditë të vetme. “Ne si OVL kemi në agjendën tonë manifestimin e nëntorit, ku mund të përkujtojmë se me  21 dhe 22 nëntor të vitit 2000 fitoren më të madhe të UÇPMB-së nga e cila u morë 60 për qind e territorit të Luginës së Preshevës nga Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, deklaroi Isufi. Duke vlerësuar lartë gjakun e dëshmorëve dhe atyre që u munduan për të realizuar të drejtat elementare, Isufi apelon tek qytetarët e këtij rajoni pavarësisht ku jetojnë ata në vendlindje apo diasporë, qeverisjen lokale dhe subjektet e ndryshme të biznesit që t’i dalin në ndihmë familjarëve të dëshmorëve e të ndihmojnë invalidët dhe veteranët./Titulli.com/ Intervistën e plotë mundë ta lexoni këtu:    
Rahovica kujdeset për paraardhësit, mirëmbajnë varrezat
Ministri Agani premton mbështetjen për kandidatët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration