Urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit
Lokale

Urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit

14.Oct.2013 14:16
0
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve lokale në Luginë urojnë besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit në fenë islame është festë e sakrificës dhe solidaritetit ku edhe bëhet therja e kurbaneve dhe mishi i tyre shpërndahet nëpër familjet në nevojë./Titulli.com/ __________________________________________________________________________________________________ Nagip-arifiUrimi i kryetarit të komunës së  Bujanocit, Nagip Arifi, me rastin e Kurban Bajramit   Me emrin e Zotit, mëshiruesit, mëshirëbërësit! Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër  të komunës së Bujanocit, organeve që dalin prej saj si dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të  konfesionit islam t’ia uroj festën e Kurban Bajramit. Në këtë festë, e cila ka vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë, uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqa mbarënjerëzore. Urime të përzemërta dërgoj edhe tek qytetarët e komunës sonë të cilët në këto momente po kryejnë Haxhin me shpresën dhe lutjen që Zoti i Madhërishëm t’ia pranoj atë. Shpresoj fuqishëm se në këto ditë feste të jemi të gjithë më human, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin e veçanërisht ata që kanë më tepër  nevojë. Duke shpresuar se Allahu i Lartëfuqishëm do të na nderojë me këto tipare, edhenjëherë  Me fat Kurban Bajrami, me porosinë islame, Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju ! Me rrespekt,   Dr.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit   ___________________________________________________________________________________________________________   Ragmi Mustafa – uron të gjithë besimtarët mysliman [caption id="attachment_39640" align="alignleft" width="259"]Ragmi Mustafa, kryetari i PDSH dhe njiherit  i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetari i PDSH dhe njiherit i komunës së Preshevës[/caption] Kryetari i PDSH dhe njiherit  i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa uron  të gjithë besimtarët mysliman për  festën e madhe të Kurban Bajramit. “Festa e Kurban Bajramit është ngjarje ku na përkujton neve në sprovë dhe sakrificë, por gjithashtu është edhe festë gëzimi dhe mirënjohje për çdo të mirë që e gëzojmë, është dita e cila i afron familjet dhe shoqërinë në mes veti. Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati për vite të tëra. _______________________________________________________________________________________________________________  

                       URIM PËR KURBAN BAJRAMIN

  ovl1Me rastin e festës së Kurban  Bajramit, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, të gjithë besimtarëve musliman ua uron këtë ditë të begatshme, me dëshirën që në familjet e tyre të mbizotëroje paqja dhe lumturija. Festa e Kurban Bajramit , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie,ndihmën për ata që humbën më të dashurit e tyre e që sot në këtë ditë gëzimi ndjejnë mungesën më të madhe për bijtë e tyre të rënë për liri. Kjo festë fetare , uroj qe tu shërbejë të gjithë besimtarëve, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më  human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja. Gjithashtu falenderojmë Bashkësinë Islame të Bujanocit, që u solidarizua ndaj Organizatës tonë me mish të kurbanit ,që t’iu ndahet familjarëve të dëshmorëve , invalidëve si dhe veteranëve që kanë kushte më të vështira të jetës së tyre.     Bujanoc                                                                      Kryetari I OVL-së 14.10.2013      /   Edmond   Isufi       /  __________________________________________________________________________________________________________

 URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT!

jonuz-musliuLideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uron gjithë besimtarët e besimit mysliman, duke Ju dëshiruar fat e lumturi në jetë. “Me fat Ju qoftë kjo festë e dashur e Kurban Bajramit. Lusim Allahun e madhërishëm, që paqja, mirësia, solidariteti, qofshin mbi Ju dhe dhashtë Zoti të presim edhe festa të tjera, në kushte dhe rrethana më të favorshme”, thotë zotëri Musliu, në urimin e tij. Kurban Bajrami, është një festë, që manifestohet përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, begaton sofrat e nevojtarëve,bashkon njerëzit në solidaritet, mirësi dhe dashamirësi mes vete, ndaj drita e kësaj dite festive le t’i ngroh të gjitha zemrat e myslimanëve të Luginës së Preshevës dhe rajonit, thuhet në përgëzimin e liderit të LPD-së dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit z. Jonuz Musliu.   _________________________________________________________________________________________________________  

URIME  FESTA  E  KURBAN BAJRAMIT

    kksh-logoKëshilli  Kombëtar  Shqiptar  uron të  gjithë  besimtarët  mysliman me rastin e festës  së  Kurban Bajramit. Nesër është ditë madhështore që bartë në vete vlerën e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve, urojmë që të gjithë besimtarët ti gjejë në  harmoni,  tolerancë, unitet, e mbarësi në të gjitha sferat. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria. Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes. Njeriu në këtë ditë feste është edhe më afër Zotit, ngase mbretëron një atmosferë vëllazërore nëpërmjet të cilës besimtarët shprehin falënderimin ndaj Krijuesit Fuqiplotë, për të mirat e dhuruara në këtë jetë. Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të pranoj gjitha lutjet tona. Bujanoc, 14.10.2013  Shërbimi për informim i KK   _________________________________________________________________________________________________________   shoqata hyseni Të gjithë besimtarve shqiptarve të Luginës së Preshevës i urojmë Festën e KURBAN BAJRAMIT, duke i dëshiruar paqe, lumturi dhe mirëqenie e çaste të hareje dhe gëzimi. Gjithashtu, urojmë që Zoti i Madhëruar t’ua pranojë sevapet e prerjes së Kurbanëve dhe shpërndarjes së mishit të tyre farefisit dhe të  varfërve. Shfrytëzojmë rastin që të gjithë haxhinjëve nga Lugina e Preshevës që këtë vit kanë kryer obligimin e Haxhit, duke vizituar vendet e shenjta të Islamit, t’ua urojmë Haxhin duke uruar që Allahu i Madhëruar t’ua pranoj lutjet dhe ibadetet e sakrificat, për nderimin e Krijuesit. Urojmë që pas festës së Kurban Bajramit të na vijnë lajme të mira nga Lugina e Preshevës, duke ua mundësuar shqiptarve realizimin e aspiratave të tyre kombëtare, fetare e njerëzore. Urime të gjithëve dhe me fat kjo Festë e KURBAN BAJRAMIT! Zoti i Madhëruar i bekoftë Shqiptarët e Luginës së Preshevës! Prishtinë, më 14 tetor 2013 Kryetari, Nehat Hyseni ________________________________________________________________________________________________________

DITURIA uron gjithë myslimanët Kurban Bajramin!

  DituriaShoqata Kulturore DITURIA me dy degët e saj në Preshevë dhe Bujanoc ka kënaqësinë që të gjithë besimtarëve mysliman në Luginën e Preshevës dhe kudo që jetojnë ata, t`i uroj festën e Kurban Bajramit. Dashtë Allahu i Madhëruar që ky Kurban Bajram që është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe solidaritetit të jetë një model i ndërtuar mbi këto vlera dhe të gjejë mbështetje e përkrahje nga shoqëria myslimane në kultivimin e këtyre parimeve në jetën e përditshme. Të gjithë atyre të cilët patën mundësi që të prejnë kurbane Zoti ua pranoftë ato, si dhe e pranoftë çdo adhurim që keni bërë gjatë këtyre ditëve me shpresën e përfshirjes nën mëshirën e Zotit të Madhëruar. Gjithashtu i lutemi Allahut të Madhëruar që të gjithë haxhinjëve të cilët janë duke i kryer obligimet e tyre në Haxh, t`ua pranoj adhurimet si dhe të kthehen shëndosh në mesin e tyre familjar. Gëzuar Kurban Bajrami!   Mr.Nexhmedin Ademi Drejtor i Shoqatës Kulturore DITURIA    
Ndihmohen prodhuesit e Bujanocit me 4 milion dinarë
Haxhinjt bëhen me pasaporta, nisen drejt Mekës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration