Hill: Në Presheve, çështja e "Ballkanit të Hapur" nuk është vetëm një teori por zgjidhje të problemeve të qytetarëve
Lokale

Hill: Në Presheve, çështja e "Ballkanit të Hapur" nuk është vetëm një teori por zgjidhje të problemeve të qytetarëve

31.Jan.2024 16:43
0

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vizituar sot Komunën e Preshevës, me ç’rast është pritur në takim kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi. 

Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill ka thënë se është përkrahës i madh i “Ballkanit të Hapur”.

 “Të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar, unë jam një përkrahës shumë i madh i Ballkanit të Hapur dhe i konceptit të bashkëpunimit rajonal. Këtu në Presheve, çështja e Ballkanit të Hapur nuk është vetëm një teori, pra ka të bëjë me zgjidhje të problemeve të qytetarëve”, ka thënë ai.

“Kështu që ne sot kemi diskutuar se si mund të bashkëpunojmë të ecim përpara dhe të gjejmë zgjidhje. Ajo çka është më e rëndësishme janë investimet dhe zhvillimi ekonomik i rajonit. Kjo që të arrihet duhet të fillojë nga niveli i arsimit e tutje”, ka shtuar ai.

I pyetur rreth rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës është ndaluar përdorimi i dinarit serb në territorin e Kosovës, ai ka thënë se e mbështetë plotësisht deklaratën e përbashkët të ambasadave të vendeve të QUINT-it, ku i bëhet thirrje BQK-së ta pezullojë vendimin. 

“Nuk do t’ju befasoj se unë e përkrahi fuqishëm deklaratën e ambasadave të vendeve të Quint-it. Kështu që dialogu është platforma ku mund të zgjidhen problemet, edhe ajo sa i përket transaksioneve. Për çështjet e të drejtave fundamentale, duhet të ketë diskutime në mes të palëve”, është shprehur ambasadori Hill.

Komuna e Bujanocit publikon konkluzionin e qeverisë së Serbisë për renovimin e shkollës fillore "Sami Frashëri" në Lluçan
Arifi: Pasivizimi i adresave ishte çështja kryesore e takimit me ambasadorin Hill
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration