Lokale
		                        		                        Halimi takon delegacionin e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së
		                        
		                        
		                        Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi gjatë ditës së premte në Beograd u takua me delegacionin e parlamentarëve të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.
Sipas zyrës për informim të PVD-së, me këtë rast përveç çështjes së zgjedhjeve  parlamentare të 16 marsit u bisedua edhe për të gjitha temat e tjera me rëndësi jetësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Parlamentarët e këshillit të Europës dhe të OSBE-së, posaëçrisht u interesuan për shkallën e integrimit të shqiptarëve në sistemin shtetëror të Republikës së Serbisë si dhe për problemet aktuale ekonomike, sociale, arsimore si dhe gjendjen e sigurisë në Luginë të Preshevës./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!