Halimi: Pushtet lokale kanë degraduar çdo gjë, PVD bashkë me interesin e qytetarëve (video)
Deputeti popullor shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi në një emision në televizion “Aldi” në Preshevë ka folur për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve në Luginë që siç e ka përshkruar ai as në kohën e Millosheviqit s’ka qenë më rëndë.
Halimi, i cili udhëheq Partin për Veprim Demokratik të shtrirë në tre komunat ka shprehur shqetësimin që pushtet lokale po e degradojnë interesin shoqërorë në këtë rajon, transmeton Titulli.
Lidhur me zhvillimin ekonomike si një shpresë të vetme për parandalimin e shpërnguljeve të popullatës në drejtime të ndryshme, Halimi deklaroi se qeverisjet lokale në Preshevë e Bujanoc janë bërë parazit dhe presim vetëm ndihmesën e fondeve përmes Trupit Koordinues.
Duke folur për organizimin politik brenda subjektit të PVD-së dhe spektrit të gjerë në Luginë, Halimi tha se viti 2015 do të jetë më intenzive në këtë drejtim.
“Demagogjia politike në Luginë ka fundosur shpresën e qytetarëve, gjithashtu duke parë gjendjen e mjerueshme që po mbretëron PVD do të punojë intenzivisht dhe me një organizim të mirëfilltë me qytetarët për të parandaluar të keqen që po i bëhet qytetarëve në Bujanoc e Preshevë”, deklaroi Riza Halimi në TV “Aldi” në Preshevë.
Sipas tij PVD në fillim të vitit 2015 do të fillojë riorganizimin e saj dhe do të hapë mundësi për kuadrot e reja që do të punojnë për interesin e shqiptarëve në Luginë.
Halimi ndër të tjera tha se pas organizimit brenda subjektit të tij do të vazhdojë të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale që planifikon të prezantojë qytetarëve kuadrot që do ta zhvillojnë këtë rajon./Titulli.com/