Hakerët serb rrëzuan faqen e Komunës së Bujanocit
Lokale

Hakerët serb rrëzuan faqen e Komunës së Bujanocit

29.Nov.2012 15:29
0
Faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit është sulmuar sot nga një grup i “hakerëve serbë”, raporton Titulli. Me këtë rast grupi që ka identifikuar veten se “Serbian anonymous” kanë lënë disa porosi në këtë faqe (www.bujanovac.rs), duke shkruar se “Bujanoci është Serbi”, “Kosova është Serbi” dhe “shtëpia e verdhë është krim”. Grupi në fjalë, këtyre mesazheve ia kanë bashkangjitur edhe fotografin e tenistit serb Novak Gjokoviq, i cili në këtë foto mban në duar flamurin serb. Sulmi i hakerëve erdhi një ditë pasi Shqiptarët e Bujanocit kanë festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku përveç manifestimit të organizuar për këtë jubile u bë vendosja e flamurit Kombëtar në ndërtesën e Kuvendit Komunal , nga ana e kryetarit të Komunës Nagip Arifit. Një sulm të tillë kjo faqe zyrtare e Komunës së Bujanocit pati edhe më 21 shtator të këtij viti./Titulli.com/
Musliu: Lufta çlirimtare e UÇK-së është drejtë dhe e dinjitetshme
Vranja në protestë kundër manifestimeve në Bujanoc e Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration