Lokale
		                        		                        Hajnat nga Serbia kapen në Preshevë, vjedhin 5 kultivatorë
		                        
		                        
		                        
Policia lokale e Preshevës në mëngjesin e sotëm ka arrestuar 2 persona nga qyteti i Valjevës të cilët dyshohet se kanë vjedhur 5 kultivatorë në fabrikën për prodhimin e duhanit në Preshevë.
Rreth orës pesë të mëngjesit policia lokale ka arrestuar 2 persona të cilët po transportonin kultivatorë. Personat e dyshuar janë të nacionalitetit serb  nga qyteti i Valjevës dhe supozohet ti kenë vjedhur kultivatorët në fabrikën për prodhimin e duhanit në Preshevë.
Të dyshuarit me veturën golf 3  ngjyrë të kuqe dhe me rimorkio po udhëtonin për gjatë rrugës së vjetër ,ku policia pas dyshimeve iu është vënë  pas.
Dy të  dyshuarit kanë tentuar që të i ikin policisë mirëpo , kanë përfunduar në pranga afër fshatit Bilaç. Ekipi i RTP në mëngjes ka filmuar kultivatorët ku supozohet se vlera e tyre është  afro 10 mijë euro. Të arrestuarit janë në stacionin policorë ku po kryhen edhe hetimet./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!