Gjilani do bëhet me zyrë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Lokale

Gjilani do bëhet me zyrë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

11.Mar.2014 19:57
0
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka filluar implementimi i Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të cilën ka thënë se do të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës Lindore.
Këtë e ka bërë me dije të martën, në një takim që ka pasur me deputetin e Parlamentit të Serbisë dhe kryetarin e PVD-së, Riza Halimi, si dhe me ish-kryetarin e Bujanocit dhe njërin nga udhëheqësit politik Shaip Kamberi. Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e mirë që e kanë mes vete Gjilani dhe komunat e Kosovës Lindore dhe që do të vazhdojnë ta kenë edhe në të ardhmen. “Kemi biseduar sot lidhur me format e bashkëpunimit që i kemi tradicionalisht të vendosura në nivel politik dhe në nivel regjional apo komunal. Unë i njoftova për zhvillimet që i kemi në Gjilan. Tashmë përfundimisht ne po fillojmë ndërtimin e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila do të merret ekskluzivisht zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike që i kanë qytetarët e Kosovës Lindore. Natyrisht që në një organizim më të mirë dhe një formë të bashkëpunimit në kuadër të regjionit, në mënyrë që qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave të mos kenë probleme që i kanë”, citohet të ketë thënë Haziri në një komunikatë për shtyp e lëshuar nga zyra e tij. Në këtë takim është folur, poashtu, edhe për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, duke shpresuar që shqiptarët e Kosovës Lindore të votojnë për listat shqiptare. “Jemi në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Serbi. Unë uroj që kandidatët tanë të jenë të mbështetur nga shumica shqiptare atje dhe votuesit që jetojnë në Gjilan poashtu kanë mundësi që të votojnë për njerëzit, për të pasur përfaqësim adekuat. Përndryshe, përkundër kësaj, ju e dini qëndrimin tim politik sa i përket zhvillimeve në regjion. Unë edhe më tutje besoj që një zgjidhje tjetër sa i përket regjionit duhet të ndodhë sepse rishikimi i kufirit herët a vonë do të jetë njëra nga proceset që Kosova duhet ta zgjidhë me Serbinë. Dhe atëherë zgjidhet të gjitha problemet e të gjithë shqiptarëve atje. Edhe më tutje gjendja është diskriminuese edhe në rrafshin e të drejtave civile dhe të drejtave politike, fatkeqësisht Rezoluta nuk po implementohet në nivelin që është pritur, por tashmë prioritetet janë tjera dhe unë uroj që kandidatët tanë atje të jenë fitues të zgjedhjeve dhe shqiptarët të mbështesin përfaqësuesit e tyre”, ka shtuar Haziri. Ndërsa Riza Halimi ka shprehur bindjen se qarkulli i lirë, largimi i problemeve të deritanishme në qarkullimin e lirë në relacionin Preshevë-Bujanoc-Medvegjë në drejtim të Gjilanit dhe Komunave të tjera në Kosovë, është një çështje jetësore për Luginën e Preshevës. “Pa një qarkullim të lirë, ne do të mbesim të getoizuar. Sikur që ishim menjëherë pas luftës. Dhe në këtë drejtim besoj që ky bashkëpunim do të jep rëezultate dhe do ta ndihmojë Luginën. Këtu Gjilani e ka rolin qendror edhe me Zyrën që Haziri e theksoi pak më parë, si sponzorues i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Besoj që në ditët që vijnë ne do të kemi rezultate konkrete në këtë drejtim dhe jam mese i bindur se edhe zgjedhjet e 16 marsit që mbahen në Serbi, e kemi mundësinë që të zgjedhim përfaqësuesit tanë legjitim që shqiptarët të votojnë për listën shqiptare dhe të mos na ndodhë fati i Ulqinit”, citohet të ketë thënë Halimi. Shaip Kamberi ka treguar se palët janë dakorduar se është momenti që shqiptarët e Luginës të kenë përfaqësuesit e tyre në institucionet përkatëse të Serbisë. “Serbia më 21 janar ka filluar negociatat me Bashkimin Europian për anëtarësim dhe ka filluar edhe procesi i imponimit të standardeve të 35 kaptinave për Serbinë. Me këtë rast ka filluar edhe procesi i imponimit të standardeve nga kapitulli 23 dhe 24 që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e pakicave, me sundimin e ligjit me sigurinë juridike dhe me gjyqësorin, që janë çështje mëse të rëndësishme për pozitën e shqiptarëve në rajon dhe që janë çështje shumë e rëndësishme perspektivën e shqiptarëve në rajon. Është shumë normale që vullneti i shqiptarëve është ajo që e tha kryetari Haziri, që në të ardhmen e afërt, të zgjidhen të gjitha problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe një gjë e tillë mendojmë që do të ndikojë në relaksimin edhe të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka thënë Kamberi.
Izolimi është i mirë nëpër bodrume e jo në proceset politike (video)
QSA organizon mësim në Photoshop dhe librin e shenjt Kur’anin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration