Lokale
		                        		                        Gazetarja dhe humanistja turke viziton Tanën, therrë kurban në falënderim të shërimit të vogëlushes
		                        
		                        
		                        Gazetarja turke Kiymet Kara e cila qëndroi disa ditë në Luginë, për shëndetin e vogëlushes Tana Sabedini therri një kurban për pranimin e lutjeve për shërimin e saj. Ajo kaloi kilometra të tëra për të kryer betimin e dhënë para Zotit që Tana tani është shëndosh e mirë.
Duke pasur parasysh shëndetin e rrezikuar të vogëlushes nga Presheva, Tana Sabedini, gazetarja turke  tani edhe mikja jonë Kiymet Kara  gjatë qëndrimit të saj në komunën e Preshevës theri një kurban.
Sipas saj,  betimi i dhënë për  therjen e kurban është bërë pikërisht në momentin e operacionit të vogëlushes që kishte qenë i rrezikuar me 50 % për jetë. Dhe tani falë Zotit që është shëndoshë e mirë, ajo i vëri kusht vetës të vizitoj Tanën në vendlindjen e saj dhe ta mbajë premtimin e dhënë para Zotit.
Ndërkaq, Qani Nalbani falënderoi edhe njëherë humanisten Kimet Kara e cila kontribuoi mjaft për të arritur tek shërimi i vogëlushes. Sipas Nalbani, Tana së shpejti do ti nënshtrohet edhe operacionit të dytë që do ti bëhet sërish falas, njofton TV Presheva.
Babai i Tanës, Burim Sabedini shprehet mjaft i kënaqur që falë kontributit të zotri Qani Nalbanit dhe zonjës Kiymet Kara arriti që Tana ti nënshtrohet operacionit falas dhe të jetë pjesë e therjes së Kurbanit kushtuar vajzës së tij.
Ky aksion humanitar është përshëndetur nga të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës. Ndërkaq babai i Tanës falënderon në veçanti gjithë ata që e ndihmuan shërimin e vajzës së tij./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!