titulli.com
Lokale

Gazetarët e së ardhmes

18.May.2012 18:55
0
Organizata Joqeveritare “Vizionet Atraktive” në Bujanoc, organizon shkollë  të gazetarisë për  komunat Bujanoc dhe Preshevë. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri bazë për gazetarinë e shkruar, radio gazetarinë, gazetarinë televizive dhe gazetarinë online (portaleve informative). Ligjëratat mbahen në Bujanoc dhe zhvillohen në gjuhën shqipe, ndërsa përveç pjesës teorike, studentët do të kryejnë edhe praktikën në ndonjërin prej mediumeve të këtyre komunave. Të drejtë aplikimi kanë të interesuarit nga mosha 15 deri 25 vjeçare nga territori i Luginës. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, andaj të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar biografinë e tyre dhe një letër motivimi në adresën info@titulli.com, më së voni deri me 27.05.2012. Organizimi i kësaj shkolle tremujore, financohet nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Udhëheqësit luftëtarë shqiptarë lëshojnë paralajmërime
Prania e forcave serbe trysni për ta shpërngulur popullatën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration