Lokale
		                        		                        Fondi Humanitar interesohet për shqiptarët në Luginë
		                        
		                        
		                        Në selinë Këshillit  Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, kryetari Galip Beqiri, pranoi për  vizitë  përfaqësuesit e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” kryetarin Xhelal Memeti dhe nënkryetarin Ahmet Bektashi.
Sipas  kryetarit  të shoqatës  "Fondi Humanitar i Kosovës Lindore" Xhelal Memetit, qëllimi i kësaj vizite është që të njoftojmë Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar  lidhur me aktivitetet e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore  dhe me problematikat që duhet të zgjidhim gjithë së bashku e me të cilat ballafaqohen shqiptarët e kësaj treve, qoftë edhe migracionit apo zvogëlimit të numrit të shqiptarëve këtu”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, falënderoi për vizitën dhe njoftoi me punën e këtij e institucioni dhe kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” që edhe më tutje  të  vazhdojë dhe “krijojnë ura ndërlidhëse mes shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me diasporën shqiptare, posaçërisht në Zvicër ku edhe është numri më i madh i bashkvendasëve tanë të koncentruar”.
Ndërkaq,  gjatë kësaj vizite  u  bisedua edhe për situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë në avancimin e një bashkëpunimi sa më të drejtpërdrejt, njoftohet nga shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!