Fillon trajnimi i gazetarëve të rinj në Bujanoc
Lokale Vizionet Atraktive

Fillon trajnimi i gazetarëve të rinj në Bujanoc

05.Jun.2012 18:25
0

Shkolla e Gazetarisë “Gazetarët e së Ardhmes”   ka zhvilluar sot takimin e parë me kandidatët e kësaj shkolle në ambientet e zyrave të OSBE-së në Bujanoc, raporton Titulli. Argjent Goga, koordinator i këtij projekti  njëkohësisht edhe ligjërues ka deklaruar para kandidatëve  se qëllimi është që të trajnohen gazetarët e rinj për të përmirësuar gjendjen e informimit në Luginë. Sipas tij shkollën do ta ndjekin afro 21 të rinj nga Bujanoci e Presheva, dhe ligjërues do të jenë gazetarë me përvojë  të cilët kanë dëshmuar rezultat në fushën e gazetarisë në këtë rajon. Shkolla e Gazetarisë do të zgjatë 3 muaj dhe kandidatët do të fitojnë njohuri bazë për gazetarinë si dhe do të angazhohen në punë praktike nëpër mediume të ndryshme në Luginë, duke filluar nga ato të shkruara, elektronike dhe media online. Jeton Ismaili, gazetar dhe ligjërues ka thënë se gazetaria nuk qëndron në vend ashtu siç është me shkencat ekzakte por gazetaria evoluon me kohën  dhe ne duhet t’i përshtatemi kësaj dinamike të punës. Ai shtoi se ligjëratat nuk do të jenë të tipit klasik por do të kombinohen me punën praktike  që do të ndihmojë shumë në përvetësimin e punës së gazetarit. “Gazetaria është një profesion që ka për qëllim informimin e opinionit mbi ngjarjet e përditshme por gjithmonë duke u bazuar në fakte,  saktësi, paanshmëri  dhe objektivitet, andaj edhe mënyra e formimit të gazetarit luan një rol të rëndësishëm”, tha Skender Saqipi, gazetarë dhe ligjërues në këtë shkollë. Shkolla e Gazetarisë “Gazetarët e së Ardhmes”, organizohet nga Organizata Joqeveritare “Vizionet Atraktive” në Bujanoc dhe mbështetet financiarisht nga Trupi Koordinues për komunat Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/      

Shefket Musliu dhe Nagip Arifi ftojnë për koalicion
PD: Të premten formojmë qeverisjen lokale në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration