Edhe një derë e hapur në Tiranë për studentët e Luginës
Lokale

Edhe një derë e hapur në Tiranë për studentët e Luginës

19.Nov.2012 14:47
0
Kërkimi i dijes është një ndër këshillat më të çmueshme të Islamit. Adhurimi që bëjnë studentët për të kërkuar dituri nëpër auditoret e fakulteteve të ndryshme në Tiranë i hapet dhe një portë tjetër enkas për ta, atë të kërkimit të diturisë mbi mësimet e Islamit.

Shoqata Kulturore “Ardhmëria” në Tiranë dhe Shoqata Kulturore “Dituria” nga Presheva këtë shtunë kanë organizuar një takim me studentët e Luginës së Preshevës që studiojn në Tiranë, ku përpos mikëpritjes së ngrohtë që u formua me ta, u dhanë dhe disa mesazhe motivuese për rolin e studentit në shoqërinë shqiptare.

Fjalë përshëndetse, uruese e motivuese dha Drejtori i Shoqatës Kulturore “Ardhmëria” Ferid Piku ku ndër të tjera potencoi se që nga themelimi i “Ardhmërisë” kemi pas lidhje të ngushta me studentët e Luginës dhe “Ardhmëria” gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një derë e hapur për studentët e Luginës. Çdo ambient i saj është në shërbim  të studentëve ku përvec auditorit të ligjëratava është dhe biblioteka, interneti e ambienti i faljes. Me një fjalë cdo gjë që ka nevojë një student “Ardhmëria” është në shërbim të tyre.

Ndërsa drejtori i Shoqatës Kulturore “Dituria” z.Nexhmedin Ademi fjalën e tij e orientoi tek misioni i thirrjes së Profetëve të Zotit dhe rolit të studentit në këtë mision. I bëri ftesë studentëve që të meditojn mbi gjurmët e Profetëve dhe të ndjekin shembullin e tyre për çdo sfidë të tyre në jetën e përditshme. Ku gjenerata në të cilën janë sot këta student në kohën e Profetit a.s. ishin vendimtarët e kthesës së Islamit dhe largimit të shoqërisë së asaj kohe nga errësira në dritë. Dhe tha që ju jeni ata që do të bëjnë ndryshime në Luginë dhe që të jeni mekanizëm i ngritjes morale në shoqëri.

Pas përfundimit të ligjëratave në ambientet e Ardhmërisë u shtrua dhe një koktej për pjesëmarrësit. Vlen të theksohet se në çdo muaj në vazhdim përpos aktiviteteve të ndryshme, do të organizohen ligjërata mujore me tematikë ngritjen e nivelit të rinisë në shoqëri. Njofton për Titulli.com Shërbimi për informim pranë Shoqatës Kulturore “Dituria”./Titulli.com/
"Shqipëria tani do të kujdeset për Bujanocin"
Largohen mësimdhënësit fetar nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration