Deputetja shqiptare, Nadije Beqiri i drejtohet në kuvend me 3 pyetje presidentit Vuçiq (video)
Lokale

Deputetja shqiptare, Nadije Beqiri i drejtohet në kuvend me 3 pyetje presidentit Vuçiq (video)

22.Jun.2021 18:33
0

Deputetja shqiptare, Nadije Beqiri i drejtohet në kuvend me 3 pyetje presidentit Vuçiq (video)

Deputetja popullore, Nadije Beqiri në seancën e sotme në kuvendine Serbisë ka drejtuar 3 pyetje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Fjalimi i plotë me shkrim dhe video i deputetes, Nadije Beqiri:

Zonja dhe zotërinjë deputet, të nderuar qytetarë,

Unë sot kam 3 pyetje për presidentin e që janë në interesin e përgjithshëm.

1.Së pari do të fokusohem në deklaratat e përditshme  se Serbia po zhvillohet më shpejt se sa vendet e rajonit në rritjen e standardit, zhvillimin ekonomik, investimet kapitale, vende të reja pune, por sipas gjendjes në teren shohim se zhvillimet po ndodhin nëpër qytetet më të zhvilluara të Serbisë. Mendoj se suksesi bëhet kur kontribohet në të gjithë vendin njësoj, sidomos në komunat më të pazhvilluara sic janë Bujanoci, Presheva dhe Medvegja. Por kjo po dallon sepse investitorët po ndalen deri  në Nish, Leskoc e Vrajë, duke mos vazhduar në këto 3 komuna. Edhepse lokacionet nuk mungojnë, janë pronë e Republikës, prap se prap mungon interesimi i qeverisë që investitorët ti ofrojnë edhe në këto 3 komuna ku është më se e nevojshme.

Zotëri President, kërkoj nga Ju dhe Qeveria që të bëni ndryshime, të investoni dhe ti zhvilloni edhe këto 3 komuna sepse është në interesin e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë. 

2.Dua të ndalem pak edhe te cështja e studimeve. Ju  e dini mirë problemin e mosnjohjes së diplomave të studentëve që kanë diplomuar nëpër Universitetet e Kosovës. Serbia akoma nuk po i njeh, janë me mijëra student të cilëve iu është pamundësuar të inkuadrohen në tregun e punës në Serbi. Këta student nuk mund të lajmrohen as në Entin për punësim me kualifikimin e fituar gjatë studimeve në Kosovë. Në anën tjetër, komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, bëjnë pjesë në komunat më të varfura në Serbi. Për fat të keq, fati i këtyre studentëve gjindet ose duke punuar në kafiteri, ose duke migruar jashtë vendit.. Kur e dijmë se zhvillimi ekonomik mund të ndodhë edhe në këto komuna, tregu mund të funksionojë, se vetëm 500 metra nga qyteti i Bujanocit është korridori 10 i cili paraqet mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit të kësaj pjese. 

Zotëri President, këtë e dini edhe ju, kthehuni ka qytetarët tuaj pa dallim, duke u bërë i barabart për të gjithë sepse e keni obligim që këta të rinjë mos ta lëshojnë vendin e vet sepse po diskriminohen dhe po humbin durimin. 

3.I nderuar zotëri President, po kalojnë muaj, vite, po bëhen 8395 ditë që nënat nuk e dijnë ku e kanë djalin, vajzën, bashkëshortin, vllaun, motrën. Fëmijët i kanë mbushur 22 vjet dhe nuk e dijnë ku e kanë babain, vllaun, motrën, nënën. Unë si nënë dhe në emër të të gjitha nënave Ju lus që ti ktheni të pagjeturit, së paku tia mundësoni nënave që vetëm një herë ti marrin erë dheut e ta din se më të dashurit e tyre e kanë varrin në vendin e vet. Kjo është e dhimbshme, do të ishte më shumë se sa humanitare dhe njerzore, që mos të bëjmë politikë me të vdekurit, mos të jenë njerzit e pafajshëm peng të politikës. S ua të thellohem më shumë, sepse kjo si temë është e dhimshme, këtë e dini edhe ju, por disi po e mbani në heshtje. Megjithatë, historia kur nuk do ta harron, do të mbahet në mend sikur qysh mbahen në mend edhe sot historitë tjera poashtu të dhimshme. 

Faleminderit.

Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration