Dënimi, për të destabilizuar dhe frikësuar shqiptarët e Luginës
Lokale

Dënimi, për të destabilizuar dhe frikësuar shqiptarët e Luginës

20.Sep.2012 15:43
0

Subjektet politike dhe institucionale kanë reaguar ndaj dënimit me 116 vite burgim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i quajtur këto dënime makabre dhe të kohës së Millosheviqit.

Subjektet e mëposhtme kërkojn që 11 shqiptarët e komunës së Preshevës të lirohen menjëherë .

Ky dënim i shqiptuar nga Gjykata e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, subjektet në fjalë e vlerësojn si destabilizues dhe me qëllimin e vetëm, frikësimin e shqiptarëve. Më poshtë keni të plotë reagimet./Titulli.com/

*****************************************************************************************************************************************************************************************************

Bashkimi  Demokratike i  Luginës  permes kësaj kumtese per opinion shprehë indinjatën e thellë dhe reagon ashpër ndaj aktgjykimit të shpallur dje nga gjykata serbe e Beogradit ku u denuan 11shqiptarët  e Luginës së Preshevës me 116 vite burg. BDL konsideron se  me shpalljen e ketij vendimi dhe fajsimi i shqiptareve pa asnje fakt konret te vertetuar nga kjo gjykat,por vetem te bazuar ne deshmit e deshmitareve te rrejshem dhe pa kredibilitet moral,kjo gjykat tregoi se kemi te bejmë me gjykumkryekput  politik anti shqiptar për të , me te vetmin faj qe kishin keta  qytetarë se ishin Shqiptar të Luginës së Preshevës. Ne  konsiderojm se shqiptarët e Luginës së Preshevës po denohen nga ky pushtet  me qellim të mbulimit te krimeve të kryera ndaj shqiptarëve nga pushteti  fashist i Milosheviqit dhe paraqitjen e shqiptareve si element destabilizues te sistemit te tanishëm . Ceshtja shqiptare në Luginën e Preshevës po përballet me tortura të paberballushmenga ky pushtet torturues që ka për qellim  frigsimin e shqiptareve ,per te jetuar ne Lugin pra shpernguljen e tyre nga ky rajon etnik shiptar. BDL solidarizohet me familjaret e të gjykuarve gjithashtu , fton faktorin politik shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth situatës së krijuar. Apelojmë tek faktori relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori ndërkombëtar dhe OSBE, që të reagojnë, fuqishëm pas këtij gjykimi me motive të ulëta politike dhe ultranacionaliste nga një pushtet me mentalitet të vjetruar politik. BDL kërkonë me ngulm nga Serbia e Daçiçit dhe Nikoliçit që të lirohen shqiptarët e pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të vazhdojë rrugën e Millosheviqit, sepse keto veprime anti shqiptarejanë të dëmshme  edhe  per vetë Serbinë, popullit serb,  dhe rrugetimin e saj drejt integrimeve evropiane. 

*****************************************************************************************************************************************************************************************************

Këshillit Kombëtar Shqiptar reagon dhe shpreh dyshimet serioze rreth implementimit të drejtsisë, përkatësisht krijimit të drejtësisë selektive nga Gjykata speciale në Beograd. Me ç`rast njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”. Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkon ndërprejrjen e menjëhershme të proceseve të montuara politike, sepse aktet e tilla janë në funksion të destabilizimit dhe në funksion të tensionimit dhe mostolerancës ndëretnike. Duke marr parasysh që Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë e UÇK-së. Këshillit Kombëtar Shqiptar fton  faktorin politik shqiptar dhe ate ndërkombëtar për një angazhim më të madh politik rreth sqarimit dhe ndërprerjes së proceseve të montuara politikisht me tendencë të barazimit të krimeve të kryera në Ballkan. Krimanilizimi i popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës me incedentet e pa sqaruara së fundmi, arrestimet dhe lirimi i ish-pjestarëve të UÇPMB-së, mos ndryçimi i vrasjeve të më hershme si dhe dënimi me 116 vjet burg për të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, edhe më tej shërben në krijimin e një hapsire jo stabile dhe të pamundur për një jetë normal. *****************************************************************************************************************************************************************************************************

Lëvizja e Progresit Demokratik, me hidhërim dhe indinjatë të thellë, e ka pritur lajmin e vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, me të cilën u dënuan me 116 vjet burg, 11 shqiptarë të pafajshëm të “Grupit të Gjilanit”, për kinse krime lufte kundër njerëzimit.

LPD-ja, dënimet e tilla makabër i vlerëson të inskenuara dhe të motivuara politikisht nga një pushtet ultranacionalist, i cili nuk kursen mjete e metoda për destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës.

- Njëmbëdhjetë pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, janë dënuar nga Gjykata Supreme e Beograd, me 116 vjet burg për kinse krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999. Ky është edhe një akt antiqytetërues i diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e posaçërisht ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së. Këto provokime ekstreme të Beogradit, vihen në shërbim të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, në këtë rajon, pikërisht në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, thuhet mes tjerash në reagimin e LPD-së.

LPD-ja, solidarizohet me pafajësinë e të dënuarve dhe familjarët e tyre, duke kërkuar nga faktorët relevantë politik shqiptarë dhe faktorët ndërkombëtarë, që të reagojnë, fuqishëm ndaj një gjykimi me motive të ulëta politike, si në kohën e ish regjimit të Millosheviqit.

Po i njëjti gjyqësor serb, jo më larg se pesë muaj, gjatë kohës së fushatës zgjedhore të 6 majit, bastisi dhe burgosi një grup shqiptarësh për terrorizëm nga Komuna e Bujanocit, për t’ia ngritur rejtingun kryetarit të Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit, tani kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme, pastaj i liroi në mungesë të provave dhe dëshmive.

Edhe gjykimi i “Grupit të Gjilanit”, nga Gjykata Supreme e Serbisë, po bëhet në shenjë revanshizmi, pikërisht, pas mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe në prag të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

LPD-ja, kërkon nga NATO, BE, instalimin e një force të re mbrojtëse ndërkombëtare në rajonin e Luginës së Preshevës, për parandalimin e incidenteve të mundshme, pas këtyre provokimeve që bënë pushteti aktual serbe, ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Luginës së Preshevës.

Lëvizja e Progresit Demokratik, apelon te bashkësia ndërkombëtare dhe ODBE-ja, të ushtrojnë trysni te Beogradi, për lirimin e pa kusht të shqiptarëve të pafajshëm, nga se gjyqësori serb nuk disponon me argumente për dënimin e tyre me shumë vjet burgim, thuhet në reagimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu.

*****************************************************************************************************************************************************************************************************

Bujanocin e duam me rini të shëndosh
Arifi dhe Mustafa në konferencë ndërkombëtare në Turqi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration