Cakaj i telefonon Pejçinoviqit për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Lokale

Cakaj i telefonon Pejçinoviqit për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

03.Dec.2020 16:53
0

Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, zhvilloi sot një videotelefonatë me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq. Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj.

Më tej, kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Komuna e Bujanocit “godet” median shqipe në kohë pandemie, anulon konkursin?
Vuçiqi paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration