Takimi i Tiranës: Lugina synon të paktën dy deputetë në Kuvendin e Serbisë
Lokale

Takimi i Tiranës: Lugina synon të paktën dy deputetë në Kuvendin e Serbisë

30.Jan.2014 09:45
0
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmit Bushati priti në takim dje përfaqësues politikë, lokalë dhe të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës. Në këtë takim të parë gjithëpërfshirës u trajtuan problematikat e përditshme, me të cilat përballet popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës dhe zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe në rajon. Ministri Bushati pasi njohu pjesëmarrësit me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë për një qasje më aktive dhe më pranë shqetësimeve të shqiptareve të Luginës, në përputhje me aktet dhe parimet ndërkombëtare të gjithë pranuar . “Kohezioni i faktorit politik dhe shoqëror shqiptar i artikuluar nëpërmjet një platforme përbashkuese të qëndrimeve konkrete, përbën një interes jetik për Shqiptarët e Preshevës”, u shpreh Ministri Bushati. lideret lugines ne tirnaDiskutimet u përqendruan në nevojën për maksimizimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve, përfshirjen më të plotë në jetën ekonomike dhe sociale, sikundër pasqyrimin më realist të situatës në Luginën e Preshevës, pranë institucioneve ndërkombëtare. “16 marsin e kemi shumë shpejt, kohë nuk kemi shumë por unë shpresoj që në situatën që jemi, përgjegjësitë që kemi në këtë situatë ku ballafaqohemi me probleme ekzistenciale duhet ta bëjë faktorin politik në Luginë më të përgjegjshëm dhe këtë ndihmë që kemi nga Tirana, besoj dhe nga Prishtina edhe rezultatet do të jenë më të mira se këto të deritanishme”, deklaroi Riza Halimi, deputet shqiptar i Luginës në Kuvendin e Serbisë. “Sigurisht që këtë vëmendje do ta kemi parasysh të qeverisë shqiptare dhe në këtë këtë kontekst besoj që gjithë politika shqiptare do të shtrojë në forumet e saj politike dhe do të vlerësojë duke patur në konsideratë thirrjet e Tiranës dhe në vecanti të Ministri Bushati”, tha Ragmi Mustafa, kreu i Komunës së Preshevës. Ministri Bushati, gjithashtu i informoi pjesëmarrësit mbi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, në 11 Janar 2014 në Prizren, si dhe mbi rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, përfshirë këtu financimin për maternitetin e Preshevës dhe krijimin e fondit zhvillimor. Në mbyllje të takimit, bashkëbiseduesit ndanë qëndrime të njëjta lidhur me nevojën e intensifikimit të kontakteve në të ardhmen dhe për konkretizimin e hapave që synojnë jetësimin e angazhimeve të marra./noal./
Karadaku i Preshevës, territor që po zbrazet
Përfundon legalizimi, objektet pa leje rrezikohen nga ‘asfalti’!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration