Ndërroi jetë punëtori që ra nga ndërtesa në Bujanoc (foto)
Lokale

Ndërroi jetë punëtori që ra nga ndërtesa në Bujanoc (foto)

22.Sep.2013 17:26
0
(i plotësuar) Aksidenti i raportuar më herët ka përfunduar me fatalitet. Punëtori i cili sot ra nga kati i tretë i godinës në ndërtim, Sevder Alishani (54) nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë. Titulli ka mësuar se i ndjeri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi ka vdekur pak para se të mbërrijnë në spitalin e Vranjës. Vendi i aksidentit është vëzhguar nga prokurori dhe policia, ndërsa pritet të iniciohet edhe procedura e inspektimit rreth plotësimit të kushteve të sigurisë për punëtorët nga ana e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e godinës./Titulli.com/ ********************************************************************************************************************************** Në ndërtesën e cila po ngritet në rrugën e Beogradit në Bujanoc të dielën në orët e pasdites ka ndodhur një aksident. Punëtori me inicialet S.A. cili po punonte në godinën në ndërtim në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës. S.A. në gjendje të rëndë, me anë të ndihmës së shpejt është dërguar drejt spitalit të Vranjës. [caption id="attachment_89637" align="aligncenter" width="640"]banesa-Bujanoc-2 Foto nga vendi i aksidentit[/caption] Dëshmitarët okular i kanë thënë Titullit se punëtori i pafat ka rënë nga kati i tretë, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera përveç se kanë sqaruar se  S.A. i kombësisë shqiptare kishte disa ditë që kishte filluar punën në këtë kantier ndërtimi. Kompania ndërtimore e cila po ngritë godinën në këtë lokacion, në qendër të Bujanocit, është “Neza Company” nga Samolica. Në vend të ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e policisë nga stacioni policor i Bujanocit./Titulli.com/
Rruga qarkore Tërnoc – Bujanoc me kanalizim dhe asfalt të ri
Lugina dhe diaspora ia mbushin "kuletën" Kosovës, 13 milionë euro nga policat e sigurimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration