Bujanoc: KBI solidarizohet me familjet në nevojë
Lokale

Bujanoc: KBI solidarizohet me familjet në nevojë

16.Oct.2013 14:09
0
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc në bashkëpunim me Shoqatën turke “Hasene” me seli në Gjermani ka organizuar tubimin dhe therjen e kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Këtë vit do të theren 40 lopë, ku 15 prej tyre janë donacion të shoqatës “Hasene” ndërsa 25 kafshë të mëdha janë nga organizimi ynë”, tha Sulejman Fejzullahu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc. Kadir Terzi, përgjegjës për prerjen e Kurbaneve në Bujanoc nga Shoqata “Hasene” thotë se këtë në vit është rritur numri i prerjeve të kurbaneve dhe se do të vazhdoj me rritje edhe në vitet e ardhshme. “Këtë vit mishin e kurbaneve do ta shpërndajmë sot dhe nesër në Malësinë e Bujnaocit, Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së si dhe mbi 50 studentëve nga komuna e Bujanocit që janë në studime në vendet e ndryshme”, thotë Fejzullahu. Përfaqësuesi i organizatës ”Hasen” është shprehur se në të ardhmen do të shtohen mundësit për ndihmat tjera në Bujanoc. [caption id="attachment_93005" align="alignleft" width="300"]Përfaqësuesit e Këshillit të Bashkëisisë Islame në Bujanoc dhe të organizatës “Hasene” , në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Përfaqësuesit e Këshillit të Bashkëisisë Islame në Bujanoc dhe të organizatës “Hasene” , në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.[/caption] Përfaqësuesit e Këshillit të Bashkëisisë Islame në Bujanoc dhe të organizatës “Hasene” , janë pritur dhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Arifi është informuar mbi aktivitet e tyre që i zhvillojnë në vendin tonë dhe në vendet e tjera dhe ja kanë bërë një dhuratë simbolike kryetarit të komunës për afirmimin e kësaj shoqate. Sulejman Fejzullahu, nga këshilli i bashkësisë islame a falënderuar të gjithë kontribuuesit e këtij projekti dhe ka sqaruar se preja e kurbaneve dhe shpërndarja  e tyre do të vazhdoj dhe gjatë ditës së nesërme./Titulli.com/     _____________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/yfahOrUZOB0
KKSH: Edhe këtë vit të pranohen të gjithë aplikuesit nga Lugina
Besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration