Lokale
		                        		                        Bujanoc, interesim i lartë për fushatën kundër alkoolit (video)
		                        
		                        Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc të mërkurën ka mbajtur tribunë me temë: “Alkooli – maturantët dhe ekskursioni” 
Në këtë tribunë të organizuar nga Departamenti i Gruas dhe të Rinjve pranë KBI-së të mbajtur në shtëpinë  e kulturës në Bujanoc, morën pjesë nxënës të shumtë të shkollës së mesme “Sezai Surroi” si dhe profesorë të kësaj shkolle.
Tribuna që më shumë i kushtohej maturantëve kishte për qëllim vetëdijesimin për pasojat që sjell konsumimi i alkoolit.
 Lidhur me këtë fushatë senzibilizuese para të pranishmëve foli kryetari i KBI-së Sulejman Fejzullahu si dhe drejtuesi i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu, raporton Titulli.
Nxënësit patën rastin të shohin edhe një dokumentar kushtuar pasoja që sjell konsumimi i alkoolit, ndërsa me temën: “Adoleshenca dhe alkooli” para të pranishmëve u paraqit psikologja Fatime Fazliu.
Se përse ndalohet përdorimi i alkoolit nga feja Islame, në mënyrë të detajuar e paraqiti teologu Ragmi Destani, duke shpjeguar fazat e saj, deri te ndalimi përfundimtar i përdorimit të kësaj pije dehëse.

 Fushata senzibilizuese e ndërmarrë nga Departament i Gruas dhe të Rinjve pranë KBI-së, paraprakisht në program ka përfshirë edhe shpërndarjen e broshurave në shkollën e mesme “Sezai Surroi” si dhe në sheshin e qytetit të Bujanocit./Titulli.com/

		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!