Lokale
		                        		                        Beqiri, James Moor-it: Ushtroni ndikim në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve
		                        
		                        
		                        Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, u takua në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Sekretarin e parë (politik) të ambasadës Britanisë së Madhe në Beograd, James Moor. 
Gjatë takimit sekretari Moor u interesua  për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë  kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Përveç rezultateve në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e  teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për këtë vit shkollorë ishte i fokusuar edhe në bisedimet që do të zhvillohen me kryeministrin e Serbisë.
“Ambasada  e  Britanisë  së  Madhe  ka mbështetur dhe do ta mbështesin edhe në të ardhmen Këshillin Kombëtar Shqiptar në proceset që tashmë ka nisur në kuadër të kompetencave që ky organ i gëzon” theksoi sekretari Moor, shkruan kumtesa e KKSH-së, transmeton Titulli.
Nga ana tjetër kryetari Beqiri  e ka njoftuar diplomatin anglez  rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së.
Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe, ndërkohë që ka kërkuar institucionet ndërkombëtare të ushtrojnë ndikimin e tyre si dhe të vazhdoj përkrahja e proceseve të KKSH-së.
Vizita e përfaqësuesve të ambasadës së Britanisë së Madhe  janë të rregullta në Këshillin Kombëtarë Shqiptar ndërkohë që përkrahja e tyre është e pakontestueshme në zhvillimin e proceseve tashmë të filluara.
Pasi që ambasadori i mëparshëm i Britanisë së Madhe, Michael  Davenport është emëruar si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian, Sekretari parë (politik) James Moor në mungesë të kredeçencës së ambasadorit  të ri ushtron edhe detyrën e ambasadorit të këtij shteti./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!