BE ia pranon Bujanocit: Jeni më të mirët
Lokale

BE ia pranon Bujanocit: Jeni më të mirët

30.Jan.2014 17:13
0
Arifi-davenportKomuna e Bujanocit sot është pajisur me dy certifikata, atë të “Sistemit të menaxhimeve të kualitetit – ISO 9001” dhe certifikatën e “Sistemit të menaxhimit të ambientit hapësinorë ISO 14001”. Këto certifikata, kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, ia dorëzoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Komunës së Bujanocit. “Shfytëzoj rastin që të ju dorëzojë certifikatat lidhur me nivelin më të lartë që ka arritë komuna lidhur me administratën si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Me këtë rast ju përgëzojë për këto të arritura”, iu drejtua ambasadori Davenport kryetarit Arifi duke i shtrënguar dorën, raporton Titulli.

Arifi-davenport-1

“Kjo është një ditë e madhe për komunën e Bujanocit pasi se së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Beograd bëmë prezantimin e qëllimit të integrimit në BE. Njëherit duke u nisë nga puna e mirë në administratën komunale që e kemi bërë, ne sot nga BE, pikërisht nga ambasadori do të marrim certifikatën ku komuna e Bujanocit është ndër komunat më të suksesshme në rajon”, u shpreh kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Arifi-Davenport-3 Një avancim i këtillë për komunën e Bujanocit është edhe një dëshmi për punën efikase dhe të suksesshme të administratës lokale e cila kryhet në saje të aftësive menaxhuese të vet kreut komunal. Si mysafiri njashtu edhe nikoqiri u dakorduan se me punën e bërë për të fituar këto këto certifikata kjo komunë është më afër integrimeve evropiane./Titulli.com/
“Harrone Shqipërinë nëse vini edhe njëherë kështu”
Davenport: Bujanoci ka kapacitete për zhvillim, shfrytëzoni fondet e BE-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration